VIDEO/ Dopietë personale, askush nuk e ndal dot “raketën” e Roshit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 1, 2020 | 23:52

VIDEO/ Dopietë personale, askush nuk e ndal dot “raketën” e Roshit

Odise Roshi i dha një fitore të rëndësishme skuadrës së Akhmat Grozni në ndeshjen e javës së 25-ë të kampionatit rus kundër Arsenal Tuslës.
roshiiiii
Pasi ktheu në gol penalltinë e fituar në minutën e 22-ë të ndeshjes, anësori kuqezi realizoi një gol magjepsës në përfundim të takimit. Pas një rrëmuje në zonë, ai përfiton dhe gjuan fort brensa zonës drejt e në cepin e portës.

Pa dy golat e tij, Akhmati nuk do të mund të fitonte ndeshjen kundër Arsenal Tuslës, takim që përfundoi me rezultatin 1-3.

Ky është goli i tetë në këtë sezon për Roshin në Rusi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"