VIDEO/ “Donte të vinte këtu, por nuk ka vend”, kapiteni i klubit të La Ligës tallet me Haland: Ndoshta vitin tjetër…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 21, 2022 | 20:19

VIDEO/ “Donte të vinte këtu, por nuk ka vend”, kapiteni i klubit të La Ligës tallet me Haland: Ndoshta vitin tjetër…

Kapiteni i Real Betis, Hoakin dhe Erling Halnad po i kalojnë pushimet së bashku pas përfundimit të sezonit në klubet respektive.

Collage Maker-21-Jun-2022-08.19-PM

Duket se koha në shoqërinë e njëri-tjetrit i ka mundësuar dyshes të bisedojnë dhe për merkaton, me Haland që pak kohë më parë zyrtarizoi transferimin te Siti.

Hoakin e ka trajtuar me humor këtë çështje teksa në një video së bashku me sulmuesin norvegjez është tallur me të duke i thënë se ai donte të vinte te Betis, por nuk kishte vend për të.

“Haland donte të vinte te Betis, por nuk ka vend për të.

Ndoshta vitin tjetër, tani për te Siti.”, u shpreh Hoakin.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"