VIDEO/ Debutim ëndrrash, Ramsej gjen rrugën e rrjetës me skuadrën e re pas vetëm… 1 minute në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 7, 2022 | 15:05

VIDEO/ Debutim ëndrrash, Ramsej gjen rrugën e rrjetës me skuadrën e re pas vetëm… 1 minute në fushë

Ka nisën në mënyrën më të mirë të mundshme aventura e Aron Ramsej te skuadra franceze e Nisës. Vetëm 1 minutë në fushën  e blertë i mjaftoi mesfushorit uellsian, për t’u shndërruar në protagonist, duke gjetur rrugën e rrjetës, në duelin ndaj Tuluz, të vlefshëm për javën e parë të kampionatit francez.

RAMSEJ GOLI

Ramsej u hodh në fushë në minutën e 77-të duke zënë vendin e Stengs, teksa në minutën e 78-të, pas asistim të Brahimit, përshëndeti rrjetën, duke shpëtuar skuadrën nga humbja.


Vlen të theksohet se vendasit e Tuluz, kishin kaluar në avantazh në minutën e 20-të me Dallinga. Për sa i përket Ramsejt, mesfushori u bashkua me klubin e ri vetëm pak ditë më parë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"