VIDEO/ Debutim ëndrrash, ish-sulmuesi i Ballkanit i dhuron fitoren skuadrës në minutën e 94-t

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 16, 2024 | 20:50

VIDEO/ Debutim ëndrrash, ish-sulmuesi i Ballkanit i dhuron fitoren skuadrës në minutën e 94-t

Ish-sulmuesi i Ballkanit, Albin Berisha ka debutuar në mënyrën më të mirë të mundshme te skuadra rumune Petrolul. 

BERISHA

23-vjeçari ka shënuar golin e fitores në ndeshjen ndaj Poli Iasit, e vlefshme për javën e 26-të në elitën e futbollit rumun.  

Berisha, që u transferua në merkaton e janarit nga Ballkani i Ilir Dajës, në lojë hyri në minutën e 46-të, ndërsa shënoi golin e fitores 2-1 në minutën e 94-t. Një 3 pikësh i artë ky për Petrolul që ngjitet në vendin e gjashtë.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"