Postuar: Korrik 12, 2018 | 18:29
VIDEO/ Dalin pamjet nga tribuna, anglezët nisën pabesisht lojën për të shënuar pas golit të Manxukiçit
Duket si tentativë e dëshpëruar, dhe këtë tregojnë pamjet e publikuara nga tifozët që gjendeshin në tribunë. Ishin lojtarët e Anglisë, që pas golit të dytë të shënuar nga kroatët nga ana e Manxukiç, morën menjëherë topin për ta nisur nga mesi i fushës.
Teksa kroatët ishin jashtë vijave të fushës duke festuar golin historik, në kampin anglez morën topin, e vunë në mes të fushës, dhe u nisën teksa gjysmëfushën e kundërshtarit e kishin bosh, vetëm me portierin Subasiç në portë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"