Postuar: Janar 5, 2021 | 19:00
VIDEO/ Cikalleshi dhe skuadra e tij mundin Gallatasarain, por një tjetër shqiptar merr vëmendjen
Koniaspori ka tronditur sot në ndeshjen e javës së 16-të të kampionatit turk klubin më të suksesshëm të vendit Gallatasarain. Skuadra ku aktivizohet sulmuesi i Shqipërisë Sokol Cikalleshi fitoi betejën e çmendur me rezultatin 4-3, por vëmendjen e mori një tjetër shqiptar.
22-vjeçari Erdon Daci realizoi dopietë ndaj Gallatasarait. Takimi ka qenë emocionues deri në momentet e fundit, por Koniaspori ia doli të merrte fitoren në shtëpi.
Sulmuesi i Maqedonisë së Veriut shënoi dopietë në minutat 41 dhe 46 (pjesa e dytë). Cikalleshi u aktivizua në këtë sfidë për 58 minuta.
Pas kësaj ndeshjeje, Koniaspori renditet në vendin e tetë me 22 pikë.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV"