VIDEO / Çelsi nuk gabon, fiton derbin dhe shkon sërish në +10

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 6, 2017 | 23:11

VIDEO / Çelsi nuk gabon, fiton derbin dhe shkon sërish në +10

Çelsi nuk gabon në rrugën drejt titullit kampion. Në javën e 27-të të Premier Ligës, blutë triumfuan 2-1 ndaj Uest Hemit në derbin e Londrës.

Celsi feston

Ekipit të Antonio Kontes iu deshën 25 minuta lojë për të zhbllokuar ndeshjen me Eden Hazardin, i cili finalizoi një kundërsulm të shpejtë të nisur nga këmbët e Kantes.

Epërsia e miqve u dyfishua pesë minuta pas pushimit mes pjesëve, kur Diego Kosta shënoi në zhvillimet e një goditjeje këndi.

Të zotët e shtëpisë u zgjuan vonë dhe goli i Lanzinit nuk u mjaftoi për të shmangur disfatën.

Falë këtij suksesi Çelsi kryesues e rikthen distancën prej dhjetë pikësh ndaj Totenhemit, ndërsa Uest Hemi mbetet në pozitën e 11-të me 33 pikë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"