VIDEO/ Barcelona rikthehet te fitorja, shkon 10 pikë larg Atletikos dhe 20 larg Realit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 17, 2018 | 18:49

VIDEO/ Barcelona rikthehet te fitorja, shkon 10 pikë larg Atletikos dhe 20 larg Realit

Barcelona është rikthyer te fitorja në La Liga, pasi ka mundur Eibarin jashtë fushe me rezultatin 0-2.

barcelona

Në dy javët para kësaj, Barcelona ishte ndalur në dy barazime ndaj Espanjolit dhe Getafes, ndërsa kësaj here ka bërë detyrën ndja Eibarit.

Katalunasit shënuan nga një gol për secilën pjesë. Të parën e shënoi Suarez në minutën e 16-të pas asistit të Mesit, ndërsa të dytin Xhordi Alba në minutën e 88-të.

suarez

Eibari luajti me 10 lojtarë që nga minuta e 66-të, pas largimit me karton të kuq të Orejanës. Me këtë fitore, Barça shkon në 10 pikë lag vendit të dytë, Atletikos së Madridit, dhe në 20 larg Realit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"