VIDEO/ Barazim spektakolar, Tirana “kap” Partizanin në frymën e fundit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga bota e sportit

Postuar: Korrik 11, 2020 | 0:12


VIDEO/ Barazim spektakolar, Tirana “kap” Partizanin në frymën e fundit

Është mbyllur në barazim 1-1 derbi i frikës mes Partizanit dhe Tiranës. Festë në frymën e fundit për bardheblutë e Emanuel Egbosë të cilët ishin duke u mposhtur me rezultatin 1-0 deri në minutën 90+2, kur talenti Ernest Muçi barazoi shifrat.

Partizani-Tirana 1-1

Një barazim si fitore për bardheblutë. Partizani zhvilloi një ndeshje të madhe dhe u futi drithërimat bardhebluve me golin e Melos, por Tirana ia doli të shënonte një gol në minutën e dytë shtesë me Muçin, që mund të jetë edhe goli i titullit.

Barazimi për të kuqtë nuk vlen edhe aq shumë, ndërkohë për Tiranën, për mënyrën se si erdhi, mund të konsiderohet edhe si fitore!

Klasifikimi

FT: PARTIZANI – TIRANA 1-1

Melo 76′ / Muçi 90+2

KOMENTI LIVE:

Përfundon takimi.

bandicam 2020-07-10 22-40-10-330

90+2′ GOOOOL TIRANA 1-1/ Vendoset baraspesha në “Air Albania”, Ernest Muçi çon peshë zemrat e tifozëve bardheblu. Pas një asist të Ngo me kokë, talenti bardheblu ka gjuajtur saktë brenda zonë duke mposhtur Alban Hoxhën. 

90′ Akordohen 4 minuta shtesë.

88′ Zëvendësim te Tirana, largohet Celhaka, vendin e tij e zë Sidibe.

84′ Partizani dhe Tirana kryejnë 2 zëvendësime. Largohet Braun në fushë Llanaj. Largohet Muça vendin e tij e merr Ismajlgeci.

82′ Bardhi dhuron spektakël, del i vetëm përballë Ilion Likës, por në momentin e fundit vonohet, duke u ndalur nga Doka me sparakatë. Vendimtare ndëryrja e mbrojtësit të Tiranës.

79′ Ngo shpërdoron një rast të artë pas asistit të Kale. Sulmuesi angles ka falur një penallti në lëvizje, duke gjuajtur keq.

76′ GOOOOOL PARTIZANI 1-0/ Zhbllokohet sfida! “Demat e Kuq” kalojnë në avantazh. Melon gjen rrugën e rrjetës pas asistit fantastik të Bardhit. Në festë të kuqtë! 

71′ Momente tensioni, Telushi përplaset me Torasën, gjyqtari i ndëshkon të dy me karton të verdhë.


67′ Ndëshkohet me karton të verdhë edhe Idriz Batha për ndërhyrje të gabuar ndaj Brojës.

64′ Broja ndëshkohet me karton të verdhë për ndërhyrje të gabuar ndaj Kale.

60′ Ngo rrëzohet brenda zonës dhe kërkon 11-metërsh, por për gjyqtarin Hamiti gjithçka e rregullt. I drejtë vednimi i lezhjanit.

57′ Zëvendësim te Partizani, largohet Solomon i dëmtuar, vendin e tij e zë Tedi Cara.

55′ Ndizet supersfida! Minuta spektakolare. Idrizaj bën një sparkatë perfekte, duke i hequr një mundësi të artë shënimi Kalesë.

54′ Krijohet iluzioni i golit në “Air Albania”. Pas harkimit nga e djathta nga ana e Kobina, Hoxhallari godet me kokë, topi shkon ngjitur me shtyllën.

51′ Doka i bën një dhuratë Braunit, i cili nuk e shfrytëzon siç duhet, duke provuar me të majtën, por gjuajtja e tij ishte qëndore dhe u ndal nga portieri Ilion Lika.

47′ Partizani e nis në sulm pjesën e dytë. Solomon shkarkon të djathtën nga distanca, duke vënë në vështirësi Ilion Likën.

46′ Starton pjesa e dytë!

Prononcimet në fundin e pjesës së parë: 

LORENC TRASHI: Normalisht që Tirana nuk mund të bëjë diferencën përballë Partizanit. Nuk duhet parë vetëm renditja ku jemi. Ne kemi grup të mirë lojtarësh. Është një pjesë e parë e mirë. Duhet të sulmojmë më shumë, duhet të bëjmë presing më lartë, sepse disa herë jemi tërhequr shumë dhe ky është një gabim.

IDRIZ BATHA: Duhet të përmirësohemi në çdo aspekt. Vërtetë po bëjmë një lojë voluminoze, por kështu 0-0 ngelet. Duhet të krijojmë më shumë raste, duhet të gjuajmë më shumë drejt portës. Thjesht po e qarkullojmë topin, por pa rrezikshmëri, duhet të jemi më agresivë.

Mbyllet pjesa e parë! 

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42′ Rast i rrezikshëm i Tiranës. Ngo kombinon bukur me Kale, ky i fundit harkon në zonë për anglezin, i cili nuk i gjen dot kohën topit për të goditur saktë.

41′ Goditje dënimi në krahun e djathtë për Partizanin. Harkon Telushi nga afro 40 metra, por kontrollon gjithçka portieir Ilion Lika.

35’ Trashi kërkon në thellësi Solomon, por sulmuesi nuk e kupton idenë e mirë të mbrojtësit të majtë.

33′ Provon Batha me një goditje nga distanca, por topi shkon jashtë kuadratit të portës së mbrojtur nga Alban Hoxha.

28′ Minuta mjaft të mira për skuadrën e kuqe, e cila i afrohet ndjeshëm golit të avantazhit, me fat Tirana në këto minuta.

26′ Pranë golit Partizani. Vendimtare ndërhyja e Dokës, që i heq një mundësi të artë shënimi futbollistit të kuq.

21′ Kobina bën ndërhyrje të gabuar në sulm, duke shtrirë në tokë Belicën dhe Trashin.

19′ Çelhaka është futbollisti i parë i ndëshkuar i këtij derbi, pas ndërhyrjes së gabuar në mesfushë ndaj Bardhit.

17′ Çelhaka provon të fus një top të rrezikshëm në zonë për Kobina, por ky i fundit nuk e arrin.

15′ Duele të ashpra në mesin e fushës nga të dyja skuadrat.

13′ Kale hedh një harkim nga e majta në zonë për Majkëll Ngo, por sulmuesi anglez nuk arrin ta devijojë me kokë, sfera shkon jashtë vijave. Rivënie fundore për portierin Alban Hoxha.

10′ Ende asnjë rast i rrezikshëm në portat respektive. Të dy skuadrat mbrohen mirë dhe qarkullojnë topin në mesfushë.

3′ Fiton edhe Tirana këndoren e parë, por harkimi i Kobina nuk sjell asnjë kërcënim dhe largohet në rivënie anësore.

2′ Solomon fiton goditjen e parë nga këndi në këtë sfidë. Harkimi i Trashit largohet nga mbrojtësi bardheblu.

1′ Ka startuar derbi i frikës në “Air Albania”

FORMACIONET ZYRTARE:

PARTIZANI: Hoxha, Belica, Bitri, Idrizaj, Telushi, Trashi, Melo, Broja, Braun, Solomon, Bardhi. Trajner: R.Kalari

TIRANA: Lika, Doka, Muça, Vangjeli, Hoxhallari, Celhaka, Batha, Torasa, Kobina, Kale, Ngo. Trajner: E.Egbo

GJYQTAR: E.Hamiti

Derbi

PANORAMASPORT.AL




Për t’u bërë pjesë e grupit të "Panorama Sport" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI PANORAMA SPORT: https://www.facebook.com/groups/sportionline/

www.minuta90.com