VIDEO/ Aston Vila bëhet e frikshme, pas Sitit mund edhe Arsenalin dhe i afrohet me 2 pikë kreut

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2023 | 20:32

VIDEO/ Aston Vila bëhet e frikshme, pas Sitit mund edhe Arsenalin dhe i afrohet me 2 pikë kreut

Aston Vila e drejtuar nga trajneri spanjoll Unai Emeri po kalon një moment të mrekullueshëm në Premier Ligës. Pas leksionit që i dha Mançester Sitit të Guardiolës, sonte e pati radhën Arsenali i Artetës për t’u nënshtruar nga skuadra nga Birminghami. Aston Vila e nisi vrullshëm takimin, ku që në minutën e shtatë e gjetën golin me MkGin.

aston vila

“Topçinjtë” u paraqitën në këtë takim pa trajnerin Arteta në stol, pasi ai ishte i pezulluar dhe e ndoqi takimin nga tribuna. Arsenali arriti në dy raste që ta gjejë rrugën e rrjetës, por golat u anuluan nga sistemi VAR. Me këtë fitore Aston Vila shkon në kuotën e 35 pikëve, duke qenë dy pikë larg vendit të parë, që pas përfundimit të kësaj jave mbahet nga Liverpuli me 37 pikë.

Ndërsa Arsenal me këtë humbje dorëzoi kryesimin duke zbritur në vendin e dytë dhe mbetet një pikë larg Liverpulit kryesues dhe një pikë më shumë se Aston Vila.

arteta

Goli i Aston Vilës (VIDEO)

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"