VIDEO/ As “timonieri” i ri nuk i bën derman Totenhemit, londinezët e pësojnë në fund ndaj Evertonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2023 | 23:20

VIDEO/ As “timonieri” i ri nuk i bën derman Totenhemit, londinezët e pësojnë në fund ndaj Evertonit

Totenhemi largoi Antonio Konten, pas duelit të javës së kaluar, teksa i besoi stolin përkohësisht italianit Stelini. Por as kjo lëvizje nuk ka dhënë rezultatet e duhura te skuadra londineze, që mbrëmjen e sotme nuk shkoi më shumë se barazimi 1-1 ndaj Evertonit në transfertë.

Totenhemi2

Vendasit mbetëm me 10 lojtarë në minutën e 58-të, pas daljes me të kuq të Doucoure, ndërkohë që Kejn realizoi në minutën e 68-të nga pika e bardhë e penalltisë.

Evertoni

Në minutën e 88-të edhe Totenhemi mbeti me 10 lojtarë, teksa u ndëshkua braziliani Lukas Moura, teksa për t’i ngrirë buzëqeshjen skuadrës së Stelinit mendoi Ken që në minutën e 90-të, vendosi baraspeshën.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"