VIDEO/ 8 gola në 9 ndeshje, kush është sulmuesi shqiptar që po shkëlqen në elitën e futbollit rumun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 3, 2024 | 22:20

VIDEO/ 8 gola në 9 ndeshje, kush është sulmuesi shqiptar që po shkëlqen në elitën e futbollit rumun

Sulmuesi shqiptar i Kosovës, Albion Rrahmani po kalon një moment të shkëlqyer te Rapidi i Bukureshtit në elitën e futbollit rumun, teksa arriti të gjejë golin e tetë sezonal. 

rrahmani gol

23-vjeçari shënoi golin e avantazhit në minutën e 5-të në duelin ndaj Otelul, teksa pjesa e parë u mbyll me shifrat 2-0, falë golit të shënuar nga Burmaz në minutën e 45+2. 

Vlen të theksohet fakti se te Rapidi i Bukureshtit aktivizohen edhe dy shqiptarë të tjerë, bëhet fjalë për Ermal Krasniqin dhe Florent Hasani, ky i fundit nuk u preferuar nga minuta e parë në përballjen e sotme, ndërkohë që Krasniqi dhe Rrahmani e nisën sfidën nga fillimi.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"