VIDEO/ 3 humbje dhe 0 gola të shënuar, Kombëtarja e Bogdanit le për të dëshiruar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 16, 2018 | 16:00

VIDEO/ 3 humbje dhe 0 gola të shënuar, Kombëtarja e Bogdanit le për të dëshiruar

Shqipëria U-19 ka zhgënjyer në eliminatoret e Europianit të 19-vjeçarëve, teksa në 3 ndeshjet e luajtura nuk arriti të merrte asnjë pikë, madje nuk shënoi dhe asnjë gol, duke e mbyllur grupin në vendin e fundit.

shqiperia55

Në sfidën e sotme të zhvilluar ndaj Norvegjisë, kuqezinjtë e Erjon Bogdanit u mposhtën me rezultatin 0-1. Një gafe e mbrojtësit Isufi në minutën e 31-të, i dha mundësi Botheim që të shënonte golin e avantazhit. Më pas vendasit arritën të menaxhonin rezultatin, duke u larguar si triumfues në këtë takim.

bandicam 2018-10-16 14-31-07-676

Një situatë aspak e mirë për Kombëtaren U-19 që në 10 takimet e fundit numëron 8 humbje dhe 2 fitore.  Për Bogdanin ky është sezoni i dytë në drejtim dhe po sezoni i dytë ku përfaqësuesja U19 që e mbyll me 0 pikë.

Shqipëri U-19 – Norvegji U-19 0-1

Botheim 31′ 

31′ GOL NORVEGJIA 0-1. Gabim amatoresk në qendër të mbrojtjes nga futbollisti i Skënderbeut, Enes Isufi, që i jep shansin futbollistit kundërshtar që t’a dërgojë topin në rrjetë.


FORMACIONET ZYRTARE

SHQIPËRIA: Alia, Ismajlgeci, Pjetri, Isufi, Doda, Rama, Lakti, Çelhaka, Gkertsos, Karica, Nezha.

dwada6

NORVEGJIA: Klaeson, Evjen, Sandberg, Fredriksen, Ugland, Bothaim, Stenevik, Kristensen, Daland, Solbaken, Tagseth.

qsq6

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"