Video / 20 vite nga goditja e dënimit epike, Roberto Karlos ende nuk ia ka idenë si e bëri

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 3, 2017 | 16:55

Video / 20 vite nga goditja e dënimit epike, Roberto Karlos ende nuk ia ka idenë si e bëri

Kanë kaluar rreth 20 vite që nga momenti kur Roberto Karlos shënoi një nga golat më të famshëm të të gjitha kohëve, me një goditje dënimi spektakolare. Por mbrojtësi brazilian pranon se ende nuk e ka kuptuar plotësisht se si topi përfundoi në rrjetën e Bartez në ndeshjen mes Francës dhe Brazilit që u mbyll me shifrat 1-1.

nintchdbpict000320710577-e1493749890922

Karlos goditi nga rreth 40 metra me të majtën, me topin që dukej sikur do të përfundonte jashtë, por pastaj mori një trajektore të çuditshme dhe pasi preku shtyllën, u ndal në rrjetë, me Bartez që mbeti i çuditur nga kjo gjuajtje.

Ish-mbrojtësi është i sinqertë kur kujton ato momente. “Akoma nuk ia kam idenë se si e shënova. Unë praktikoja shumë goditjet e mia të dënimit, qëndroja pas stërvitjeve dhe i gjuaja. Por në këtë rast gjërat shkuan mirë. Unë thjesht e godita dhe topi përfundoi në rrjetë”, tha Roberto Karlos për gjuajtjen e famshme që u quajt asokohe me “tre gishta”.

Ai është i bindur se herët e vonë, do të dalin në skenë lojtarë që do të  përsërisin me rregullsi gjuajtje të tilla. “Besoj se në futbollin modern, do të ketë prapë gola të tillë. Më shumë lojtarë do të dinë t’i japin topit një trajektore të tillë dhe jam i bindur se do ta shohim përsëri. Por tani duhet më shumë stërvitje sesa në kohën time”, tha Karlos.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"