VIDEO/ 11 vite me Evertonin, Ançeloti nuk e njeh futbollistin: Kush është ky…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 30, 2020 | 22:33

VIDEO/ 11 vite me Evertonin, Ançeloti nuk e njeh futbollistin: Kush është ky…

Mbrojtësi i majtë i Evertonit Luk Garbut ka njoftuar largimin e tij nga skuadra në rrjetet sociale. “Sot zyrtarisht kontrata ime me Evertonin ka përfunduar, pas 11 vitesh që kam qenë në klub. Everton ka qenë një pjesë e rëndësishme e jetës sime dhe ka qenë një nder i madh për mua ta përfaqësoj. Ka pasur shumë ulje dhe ngritje që nuk mund të kontrollohen. Evertonit i uroj fat në të ardhmen”, shkruan Garbut në “Twitter”.

garbut

11 vite në skuadër por trajneri i Everton Karlo Ançeloti as nuk e njeh futbollistin në fjalë. Në konferencën e zakonshme për shtyp trajneri italian u pyet në lidhje me largimin e mbojtësit por reagimi i Ançelotit po bën xhiron e rrjetit. “Kush? Më vjen keq por jam i suprizuar nga kjo pyetje, nuk e njoh”, ishte përgjigjia e trajnerit të Evertonit Ançeloti.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"