VIDEO/ 10 klube Europiane vëzhgojnë nga afër Kumbullën, Verona triumfon me përmbysje ndaj Xhenoas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 12, 2020 | 20:15

VIDEO/ 10 klube Europiane vëzhgojnë nga afër Kumbullën, Verona triumfon me përmbysje ndaj Xhenoas

Verona ka triumfuar me rezultatin 2-1 ndaj Xhenoas, në sfidën ku ishin të pranishëm plot 10 skaut të skuadrave më të rëndësishme të Europës, për të vëzhguar mbrojtësin e Kombëtares shqiptare Marash Kumbulla, i cili bëri një paraqitje tepër dinjitoze, si në çdo ndeshje.

Verona5

Miqtë kaluan të parët në avantazh me anë të sulmuesit Sanabria, ndërkohë që veronezët përmbysën gjithçka në fraksionin e dytë të lojës. Verre fillimisht vendosi baraspeshën nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 55-të, ndërkohë që në të 65-tën, Zakanji përmbysi gjithçka, duke i siguruar 3 pikë të arta të tijëve.

verona fitorja

Vlen për t’u theksuar se në këtë sfidë, si Kumbulla ashtu dhe Rrahmani u aktivizuan titullarë. Me fitoren e sotme Verona u ngjit në vendin e 8-të në kuotën e 25 pikëve, teksa përballjen e radhës e luan në transfertë ndaj Bolonjësh.


PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"