Vëzhgimi/ Tirana me rekord penalltish në Superiore, zbuloni kush është “snajperi” (TABELA)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 9:17

Vëzhgimi/ Tirana me rekord penalltish në Superiore, zbuloni kush është “snajperi” (TABELA)

Tirana dhe Vllaznia janë dy skuadrat mbretëresha të Superiores për penalltitë.

tirana

Skuadrat jo vetëm që kanë marrë më shumë 11-metërsha, por janë edhe ekipet më të sakta nga pika e bardhë. Përqindja e suksesit ose transferimi nga 11 metërsh në gol është 100% dhe mbahet nga bardheblutë e kuqeblutë. Skuadra që nuk shkëlqen te penalltitë është Kukësi, që nuk ka shënuar qoftë një gol nga pika e bardhë.

PENALLTITË E MARRA – Tirana dhe Vllaznia janë skuadrat që kanë marrë më shumë 11- metërsha, respektivisht 9 dhe 8 penallti. Këto dy skuadra nga ana tjetër janë ato që e kanë saktësinë nga pika e bardhë 100%, duke marrë për llogaritje ato ekipe që kanë goditur më shumë se 3 penallti, pasi shënjestrën e kanë edhe Laçi e Dinamo, por së bashku kanë shumë pak 11- metërsha, vetëm katër. Dy ekipe kanë marrë nga shtatë penallti, respektivisht, Skënderbeu dhe Teuta, ndërsa Erzeni e Partizani me 6 penallti. Tre ekipet e tjera, Dinamo, Laçi dhe Kukësi kanë marrë 5 penallti së bashku.

REKORDET – Dy skuadra janë të padëshiruarat e penalltive. Laçi dhe Kukësi në 28 javë kanë marrë vetëm nga një 11-metërsh dhe mbajnë rekordin në këtë kampionat. Katër ekipe e kanë shënjestrën 100 përqind. Veç Tiranës dhe Vllaznisë, shkëlqejnë edhe Dinamo me Laçin. Skuadra më e keqe te penalltitë është Kukësi me 1 penallti të marrë dhe asnjë të shënuar. Egnatia është e dyta me 40 përqind të mundësive, pasi nga pesë 11 metërsha ka humbur tre.

SNAJPERËT – Bekim Balaj është lojtari, i cili ka gjuajtur dhe ka realizuar më shumë penallti. Plot tetë copë, duke i kthyer. Në vendin e dytë të penallti-gjuajtësve është Amir Kahrimanoviç me 6 penallti të ekzekutuara dhe pesë të kthyera në gol. Më pas vinë Tedi Cara, Ergys Peposhi dhe Dean Liço me katër të gjuajtura dhe tre gola.

BARDHEBLUTË – Një tjetër e veçantë e penalltive të marra nga bardheblutë është fakti që katër prej tyre ia kanë marrë dhe shënuar Dinamos. Dy penallti i ka shënuar Florent Hasani, një Patrik dhe nga tre, Latifi dhe Abazaj. Nga 48 golat e shënuar, nëntë kanë ardhur nga pika e bardhë, ndërsa gjyqtarët këtë sezon janë treguar goxha bujarë. Sezonin e shkuar në 36 javë, Tirana mori 9 penallti, ndërsa këtë sezon nëntë 11 metërsha i ka marrë në 28 javë.

DGFDGF

OLSI AVDIAJ-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"