“Vetëm njerëzit mediokër nuk i pranojnë gabimet”, Pioli përpara derbit: Milani im s’ka mbaruar, por…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 4, 2023 | 15:58

“Vetëm njerëzit mediokër nuk i pranojnë gabimet”, Pioli përpara derbit: Milani im s’ka mbaruar, por…

Milani do të ndeshet me Interin në derbin e Milanos, e vlefshme për javën e 21-të të Serisë A. Në konferencën përpara sfidës, trajneri i kuqezinjve, Stefano Pioli, u shpreh se skuadra e tij do të bëjë çmos për të dalë nga kjo situatë e keqe që ndodhet dhe do të luftojë vetëm për fitore.

stefano-pioli

“Data është e njëjtë me derbin e vjetshëm. Derbi i nesërm do të jetë një mundësi e madhe dhe ne duhet të bëjmë çdo gjë për ta fituar.

Interi vjen më mirë. ata bënë më mirë dhe vitin e kaluar në Kupa gjithashtu. Ne bëmë më mirë në kampionat dhe e kemi ende mundësinë për të treguar që jemi më të mirë se ata.

Vetëm njerëzit mediokër nuk i pranojnë gabimet. Ne mund të bëjmë më mirë dhe unë mund ta ndihmoj skuadrën në një mënyrë tjetër. Milani im s’ka mbaruar, por ne duhet ta provojmë këtë.

Ne do të përpiqemi të fitojmë dhe gjithashtu të bëjmë një ndeshje të madhe.

Skema që do të përdor nesër? E di, por nuk do t’iu a tregoj.

Ne duhet të organizojmë skuadrën. Kemi disa mangësi në mbrojtje, por ka pasur mangësi dhe në lojën e treguar”, u shpreh Pioli.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"