Vetëm një lojtar reziston nga tre të afruar, klubi i Kategorisë së Parë vazhdon “gjuetinë”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 18:44

Vetëm një lojtar reziston nga tre të afruar, klubi i Kategorisë së Parë vazhdon “gjuetinë”

Burreli “ngec” në merkato. Nga tre lojtarët që iu bashkuan ekipit, vetëm një kanë rezistuar. Artion Alillari dhe Elio Gjoni janë larguar, ndërsa Elidon Dulaj po i përgatitet kontrata. Është vetë Klevis Hima që tregon zhvillimet e fundit në kampin matjan.

BURRELI

Gjatë një deklarate të dhënë për gazetën, trajneri thotë: “Pas miqësores me Besëlidhjen, vendosa që të largoj dy futbollistë të ardhur së fundmi në skuadrën tonë. Performanca e tyre nuk ishte në lartësinë e duhur”.

Ndërkohë, burimet pranë klubit matjanë bëjnë të ditur se ato janë vënë në lëvizje për të afruar futbollistë cilësorë pranë skuadrës. “Në atë test, skuadra nuk kishte lëvizshmërinë e duhur.

Kjo për shkak të ngarkesës që kemi pasur këto ditë. Sidoqoftë, minifazë përgatitore u mbyll me sukses do të thoja. Kemi zhvilluar nga dy seanca në ditë dhe luajtur ndeshje miqësore.

Gjatë kësaj periudhe kemi provuar disa lojtarë në pozicione të ndryshme. Primare nuk ka qenë rezultati, por testimi i futbollistëve. Mendoj që kjo periudhë na kanë shërbyer”, përfundoi tekniku i skuadrës matjane.

Të dielën do të udhëtojnë në “Roza Haxhiu” të Lushnjës, për të matur forcat me Besën. Është ky kundërshtari i parë zyrtar për 2024-ën dhe synimi është që ta nisin me pikë.

NDERIM GOCI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"