Verona refuzon ofertën e Lacios për Kumbullën, presidenti takohet me menaxherët e Interit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 16:00

Verona refuzon ofertën e Lacios për Kumbullën, presidenti takohet me menaxherët e Interit

Presidenti i Veronës Maurucio Seti do të takohet me menaxherët e Interit për të dëgjuar ofertën e fundit të palës zikaltër për qendërmbrojtësin shqiptar Marash Kumbulla.
marash-kumbulla
Media italiane raportojnë se klubi verdheblu ka refuzuar ofertën e Lacios (18 milionë euro+Salsidon). As propozimi për t’u futur në ofertë Valon Berishën nuk e ka bindur Veronën pasi futbollisti i Kosovës ka një pagë të lartë.

Kumbulla vlen më shumë se 30 milionë euro dhe klubet e interesuara duhet të kënaqin kërkesat e Veronës.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"