“Vendimi ka qenë i drejtë”, Arapi: Jam duke bërë gjithashtu kursin e…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 28, 2021 | 18:21

“Vendimi ka qenë i drejtë”, Arapi: Jam duke bërë gjithashtu kursin e…

Pasi la futbollin dhe mori rolin e drejtorit sportiv tek Teuta, Renato Arapi në një prononcim për mikrofonat e “Gol pas Goli” ka treguar këtë vendim, por duke zbuluar se është duke bërë dhe kursin e trajnerit:

arapi

“Të paktën deri tani ka qenë një vendim i mirë. Tani kemi dalë nga rutina, jemi në fazë përshtatje. Jemi akoma në fazë përshtatje, jemi në marrëdhënie me djemtë që luajnë me Teutën.

Pjesën e hierarkisë dimë ta bëjmë mirë. Jam në fazën e marrjes së kurseve për trajner. Është një fazë njohje me trajnerin, gjëja më e mirë që mund të bëjmë është ajo në fushë. Ky vit do të jetë vit konkurrues.”, përfundoi Arapi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"