Vendim surprizues i Tod Bohlit, ja kujt do t’ia besojë biznesmeni amerikan stolin e Çelsit deri në fund të sezonit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 3, 2023 | 22:22

Vendim surprizues i Tod Bohlit, ja kujt do t’ia besojë biznesmeni amerikan stolin e Çelsit deri në fund të sezonit

Tod Bohlit duket se i është sosur durimi me trajnerin Graham Poter pas disfatës së fundit në kampionat ndaj Aston Vilës, duke e shkarkuar nga drejtimi i pankinës.

poter

Gjithsesi duket se biznesmeni amerikan nuk kërkon të ngutet për të gjetur zëvendësuesin e anglezit, me Bruno Saltor që u emërua si trajner i përkohshëm.

Por spanjolli duket se do ta mbajë këtë post deri në fund të sezonit, pasi Çelsi tashmë ndodhet në garë vetëm për Ligën e Kampionëve, teksa drejtuesit kanë bërë gati listën për trajnerin që do të marrin në verë.

bruno saltor

Në krye të saj ndodhet Julian Nagelsman, i cili vetëm disa ditë më parë u shkarkua në mënyrë surprizuese nga Bajerni i Mynihut.

Gjithashtu në listë ndodhen edhe trajnerë të tjerë si Zinedin Zidan, Mauricio Poçetino ose dhe Luis Enrike.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"