“Vendi i tretë është arritje”, Faruk Sejdini: Jemi në fazë ndërtuese, duhet ta “vjedhim” fitoren

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 11, 2019 | 20:01

“Vendi i tretë është arritje”, Faruk Sejdini: Jemi në fazë ndërtuese, duhet ta “vjedhim” fitoren

Shqipëria do të përballet me Turqinë në sfidën e vlefshme për kualifikueset e Europianit. Synimi i vetëm në këtë ndeshje do të jetë fitorja, pasi çdo rezultat tjetër, i bën thuajse të pamunndura shanset për kualifikim.

bandicam 2019-10-11 20-02-13-136

I pranishëm në studion e emisionit “Ëndërr Kuq e Zi”, trajneri i mirënjohur, Faruk Sejdini, foli për këtë përballje teksa u shpreh:

“Në kohën e De Biazit dihej formacioni, kurse sot ti’u thuash shqiptarëve bëni formacionin e Kombëtares, gabojnë me 3-4. Jemi në fazë ndërtuese. Duhet që ekipi të konsolidohet. Vendi i tretë është arritje. Pavarësisht nga fakti që ngaqë shkuam në Europian na duket dështim.

Janë ekipe të fuqishme në Europë. Ne jemi në rikonstruksion. Duhet të jemi objektiv. Fryrjen që do fitojmë nuk më duket normale. Po të vendosim një balancë mes futbollistëve, ne dalim negativë. Nuk duhet ti fusim në presion. Duhet ta vjedhim fitoren me zgjuarsi dhe strategji.

Kjo nuk është ndeshja e testit, por një ndeshje kyçe ku do dalë përvoja dhe eksperienca e trajnerit. Me këtë ndeshje është koha e mjaftueshme që të jetë i ezauruar me të gjithë situatën. Sot do marrë notën tamam. Deri tani është brenda pritshmërive, duke marrë parasysh që edhe po promovon futbollistë të rinj. Mbas kësaj aty besoj do konfirmohet. Presidenti Duka besoj këtë ndeshje do të ketë lënë për kontratën”, u shpreh Sejdini.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"