Vazhdon saga e Mesit tek Interi, argjentinasi blen shtëpi në Milano shumë pranë babait të tij

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 11, 2020 | 15:20

Vazhdon saga e Mesit tek Interi, argjentinasi blen shtëpi në Milano shumë pranë babait të tij

Leo Mesi raportohet se ka blerë një shtëpi shumë pranë zyrave të klubit të Interit. “SportMediaset” zbulon se argjentinasi ka blerë një shtëpi në Milano, shumë pranë asaj të babait të tij, Horge.

mesi

Sipas “Gazzetta Dello Sport” babai i Mesit e ka blerë shtëpinë në Milano për arsye të taksave. Në Spanjë Mesi dhe familja e tij kanë pasur shumë probleme me taksat, ndërsa në Itali ato janë më të ulëta dhe ndoshta kjo mund të jetë arsyeja e zhvendosjes në Itali, por tifozët e Interit vazhdojnë të shpresojnë se mund ta shohin një ditë Mesin me fanellën zikaltër.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"