VAR-i nuk bën efekt, futbolli italian parakalohet nga ligat rivale

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 7, 2020 | 19:42

VAR-i nuk bën efekt, futbolli italian parakalohet nga ligat rivale

Pavarësisht implementimit të sistemit VAR, duket se lojtarët në kampionatin italian ende nuk janë ndërgjegjësuar mjaftueshëm për shmangien e prekjeve të topit me dorë.
seria a
Statistikat e fundit tregojnë se në Serinë A janë akorduar gjithsej 152 penallti në sezonin aktual, ku 46 janë shkaktuar nga prekjet e topit me dorë (30.26%), ndërsa në krahasim me sezonin 2017-2018 përqindja e penalltive të shkaktuara nga prekjet e topit me dorë janë 24.6%.

Në Spanjë, numri i penalltive nga 130 në 137 në krahasim me sezonin e kaluar, kurse në ligat e tjera Gjermani dhe Angli numri është reduktuar (91 në 73 në Gjermani dhe 103 në 77 në Angli).

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"