Vangjeli firmos me kampionët e Rumanisë, pse u largova nga Skënderbu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 17, 2016 | 13:16

Vangjeli firmos me kampionët e Rumanisë, pse u largova nga Skënderbu

Kristi Vangjeli është prezantuar sot si pjesë e kampionëve të Rumanisë, Astra Ploeshti.

13457557_1198320726853925_426102501_n

Në një koment të publikuar në profilin e tij në “Facebook”, Vangjeli falënderon drejtuesit e klubit korçar dhe shokët e skuadrës për dy vitet e kaluara pranë kampionëve të Shqipërisë.

Vangjeli shprehet se është larguar nga Skënderbeu për arsye ekonomike dhe familjare.

Statusi i plotë i Kristi Vangjelit në “Facebook”:

Te dashur miqte e mi,pas nje periudhe dy vjecare te mbushur plot me suksese triumfe dhe momente te paharueshme me duhet te largohem nga ekipi qe me rriti dhe me beri qe te me rrahe zemra me fort se kurdo here me pare.

Dua tju falenderoj te gjitheve duke nisur nga shoket e ekipit,presidenti, trajneri, doktoret, punetoret e ketij klubi qe shume shpejt u be i madh,qytetaret e mrekullueshem Korcare dhe pa dyshim zemren e ekipit tifo grupin Ujqerit e Debores Faleminderit per te gjithe perkrahjen dhe forcen qe me dhate cdo dite,te mire e te keqe,pa te gjithe ju asgje e mrekullueshme nuk do ish aritur.

Jam i sigurt se Skenderbeu do vazhdoje te jete per nje kohe te gjate Kampion i padiskutueshem i Superliges dhe gjithashtu do kete rrugetim te shkelqyer ne kupat e Evropes.Per arsye familjare por dhe ekonomike kete vit do te luaj me Kampionen e Rumanise Astra Giurgiu. Duke ju falenderuar dhe njehere i juaji gjithmone
KRISTI VANGJELI.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"