Vanda Nara: Si refuzova të luaja në filmat e De Laurentis

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 27, 2018 | 17:45

Vanda Nara: Si refuzova të luaja në filmat e De Laurentis

Vanda Nara, bashkëshortja e futbollistit argjentinas, Mauro Ikardi, ka rrëfyer jetën e saj për “Gazzetta Dello Sport”. Ajo ka pranuar se kjo jetë nuk është e lehtë dhe se shpesh përballet edhe me oferta surprizë, siç ka qenë ajo e presidentit të Napolit, Aurelio De Laurentis.

vanda ikardi

Ky i fundit i ka propozuar që të luajë në një film. “Është e vërtetë, Aurelio më ka propozuar që të luaj një pjesë në një film të tijin. Ai e dinte që unë më parë kam luajtur në një film në Argjentinë dhe se në vendlindjen time më njohin të gjithë.

vanda

Por, ai propozim nuk ka aspak lidhje me ato që janë shkruar në media në kohët e fundit, në lidhje me transferimin e mundshëm të Mauro te Napoli”, u shpreh Vanda Nara, që përjashtoi një largim të mundshëm të kapitenit të Interit nga Milano.

Vanda foto

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"