Valbona i prish festën Vorës, vetëm barazim në limite në inaugurimin e fushës së re

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 1, 2022 | 17:52

Valbona i prish festën Vorës, vetëm barazim në limite në inaugurimin e fushës së re

Festë vetëm përgjysmë për Vorën, e cila nuk ia ka dalë të gëzojë tifozët e saj me një fitore në ndeshjen ku u inaugurua stadiumi i rikonstruktuar. Skuadra e cila ka ambicie për t’u ngjitur shpejt në të Parën, ka barazuar sot me vështirësi me shifrat 1-1 me Valbonën në ndeshjen e fundit të javës së pestë të Grupit A të Kategorisë së Dytë.

Foto: F. Hazisllari

Foto: F. Hazisllari

Pas ceremonisë së inaugurimit të impiantit, dy skuadrat kanë zbritur në fushën e lojës dhe Vora vendase ka qenë shumë më kërkuese për një fitore, por kanë qenë miqtë ata të cilët kanë shënuar të parët me gol nga Prenga në minutën e 65.

Vendasit kërkuan me ngul golin por ia dolën ta gjenin atë vetëm falë goditjes së Gjonit në minuta shtesë të ndeshjes, ku u vulos barazimi 1-1 që i lë përsëri dy skuadrat larg pozitave te kreut të renditjes.

KLASIFIKIMI: Naftëtari 12 pikë, Shënkolli 10, Sopoti 10, Veleçiku 10, Vora 8, Valbona 8, Iliria 7, Murlani 3, Bulqiza 3, Gramshi 0, Ada 0.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"