“Unë jam Formula 1, ai është karting”, Benzema përçmon Zhirunë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 30, 2020 | 12:48

“Unë jam Formula 1, ai është karting”, Benzema përçmon Zhirunë

Sulmuesi i Real Madridit Karim Benzema nuk i ka kursyer aspak ironitë dhe talljet ndaj bashkëkombasit dhe ish-shokut të skuadrës së kombëtares së Francës Oliveri Zhiru.

0_Switzerland-v-France-Group-E-2014-FIFA-World-Cup-Brazil

Në një komunikim me ndjekësit në rrjetin social “Instagram” futbollisti madrilen përçoi sulmuesin e Çelsit duke e paralizuar krahasimin mes tij dhe Zhirusë si përballje e “makine të Formula 1 me një makinë të sportit karting”, madje shkoi dhe më tej duke vënë në diskutim aftësitë e Zhirusë.

Duket se fakti që Zhiru është aktivizuar me Francën në 2 kompeticionet e fundit të “Gjelave” si EURO 2016 dhe Kupa e Botës 2018, ku francezët u shpallën kampionë bote dhe përjashtimi i Benzemasë nga kombëtarja franceze për akuzat e shantazhit ndaj ish-shokut të skuadrës Matjë Valbuena, ka ndezur xhelozitë dhe inatin mes Benzemasë dhe Zhirusë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"