Ulen gjakrat mes palëve, mesfushori i Tiranës drejt rikthimit në skuadër për ndeshjen me Dinamon

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 25, 2023 | 13:32

Ulen gjakrat mes palëve, mesfushori i Tiranës drejt rikthimit në skuadër për ndeshjen me Dinamon

Ardit Hila edhe dje nuk u stërvit me ekipin bardheblu. Ai nuk u pa të ishte me grupin që po përgatitej në fushën me bar artificial. Po kështu, futbollisti nuk ishte as në fotot e stërvitjes paradite dhe as nuk u pa në ambientet e jashtme ku u zhvillua përgatitja.

Hila

PALESTËR – Burime në skuadër thonë se lojtari nuk u stërvit me ekipin dhe bën palestër, pasi ka një dëmtim të vogël. Paçka se klubi deklaron që Hila është i dëmtuar, dihet botërisht që Hila u pezullua për derbin, pasi hyri direkt në dhomat e zhveshjeve.

Gjithsesi, duket se palët kanë lënë pas shpine çështjen. Burime në klub bëjnë me dije se palët kanë pasur një takim ku pak a shumë janë sqaruar për gjërat që kanë ndodhur dhe Hila me shumë mundësi mund të jetë i gatshëm për takimin e radhës në kampionat ndaj Dinamos.

Nëse çështja është mbyllur Hila do të jetë i gatshëm për të luajtur nga minuta e parë, por jo pas sulmit, por në mbrojtje. Në mungesë të Lulajt dhe Najdovskit, elbasanasi me shumë mundësi do të jetë në fushë si qendërmbrojtës.

FORMACIONI – Tani po që Julian Ahmataj ka sfidë më vete. Të ndërtojë një 11-she për derbin me Dinamon.

Në portë do të jetë Kozi dhe djathtas Doka që nisi dje stërvitjen pas “dëmtimit”, Hoxhallari në qendër së bashku me Hilën ose Micin dhe Përgjoni majtas. Në mesfushë treshja Deliu-Jonuzi e Lushkja, por me Tolën që bëri superparaqitje në fushë. Rebusi është i sulmit. Hasani dhe Kaina janë titullarë dhe sërish një prej dyshes Abazaj-Latifi do të luajë për një fanellë titullari.

79879878

STOLI – Me një mori mungesash, përveç të rinjve, në stol Ahmataj do të ketë Likën, njërin prej Micit ose Hilës dhe njërin prej Abazajt dhe Latifit. Alternativat për sfidën ndaj Dinamos do të jenë shumë të pakta.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"