Ugandezi që ndali Salahun vjen te Vllaznia, lojtarët e presin me… shpulla

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 27, 2019 | 22:16

Ugandezi që ndali Salahun vjen te Vllaznia, lojtarët e presin me… shpulla

Prezantimin e Godfrejit para skuadrës e ka bërë trajneri Jonuz, në mungesë të administratorit Suad Lici, i cili ka qenë në takim me kreun e FSHF, Armand Duka.

vllaznia hygor

Skuadra e ka pritur si ushtar të ri ugandezin Godfrej. Ka qenë trajneri Jonuz që ka kërkuar një duartrokitje dhe një urim mirëseardhjeje për mbrojtësin. Ndërsa i ka ndarë lojtarët e tij në dy krahë dhe në mes të tyre i ka kërkuar Godfrejit që të kalonte.

godfrej (1)

Në këto momente lojtarët nuk i kanë kursyer shpullat kokës në drejtim të tij, por jo me forcë, vetëm me dashamirësi. Futbollisti mësohet se do të mbajë fanellën me numër 15.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"