UEFA mohon marrëveshjen, Milani mund të kthehet në “supermarket”

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 24, 2018 | 14:17

UEFA mohon marrëveshjen, Milani mund të kthehet në “supermarket”

Vendimi i fundit i UEFA-s ndikon negativisht në planin ekonomik të Milanit. Në një situatë të tillë, “Djalli” do të kthehej në një supermarket, ku disa klube mund të afrohen për të rrëmbyer yjet e Xhenaro Gatuzos. Juventusi duket e para që mund të kryejë një “hakmarrje” merkatoje, duke u marrë kuqezinjve Alesio Romanjolin, ashtu si një vit më parë bënë drejtuesit kuqezi kur blenë Bonuçin.

romanjoli

Donaruma ka simpatizantë në Madrid, Paris e Liverpul, dhe ashtu si Suso (Napoli më i interesuari) që mund të jetë një tjetër i sakrifikuar në përpjekje për të rregulluar llogaritë. Kaliniç dhe Andre Silva janë dy lojtarë që kanë kërkesa në merkato, me portugezin e monitoruar nga disa klube angleze me në krye Uolverhemptonin. Kroati 29- vjeçar pëlqehet shumë nga kinezët e Tienzhin Kuanzhian, por edhe në Bundesligë. Këto janë disa skenarë, me vendimin e UEFAs që do të qartësojë edhe më shumë të ardhmen e “Djallit”.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"