UEFA i bëri gafë me urimin, Donaruma: Në Romë ditëlindja më e bukur

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 26, 2018 | 20:09

UEFA i bëri gafë me urimin, Donaruma: Në Romë ditëlindja më e bukur

Ditëlindje dhe fitore, nuk mund të kërkonte më shumë Xhixho Donaruma në ditën e përvjetorit të tij të 19-të, megjithëse UEFA në urimin e saj zgjodhi gabimisht një fotografi të vëllait Antonio. Gafë komike kjo, por sigurisht që nuk ndikoi në paraqitjen e tij në “Olimpico”. Pas takimit me Romën, gardiani kuqezi ka dhënë një intervistë për kanalin televiziv të Milanit, ku ka folur për suksesin ndaj verdhekuqve, por edhe për momentin e tij personal dhe të skuadrës.

donaruma

Përvjetori i 19-të nuk mund të niste në mënyrë më të mirë apo jo?

Pritëm Montolivon dhe Antonelin për të festuar së bashku. Do të përpiqemi ta festojmë në mënyrën e duhur pas këtij rezultati pozitiv. Mbrëmë u përmbajtëm, pasi na priste një sfidë e vështirë, por ndoshta sot do të gëzojmë pak. Jemi në një moment delikat dhe nuk mund t’i lejojmë vetes shpërqendrime.

Gjithçka në respekt të grupit praktikisht.

Jemi vërtet një grup i bashkuar. Sot u paraqitëm mirë, por do të duhet të bëjmë hapa të tjerë përpara për të arritur aty ku duam. Jemi shumë të fokusuar në objektivat tona dhe dalja nga Roma me një sukses ishte vetëm një mes tyre.

Milani po kalon një moment të mirë, por kalendari nuk është nga ana juaj.

Kemi fituar shumë besim dhe nuk i druhemi askujt. Rezultatet e mira që kemi arritur, kanë ardhur gjithashtu në ndeshje të vështira, por mbi të gjitha falë punës fantastike të zhvilluar në stërvitje.

Roma nuk po kalon momentin më pozitiv të sezonit, megjithatë ju po vazhdoni të tregoni forcën tuaj.

Roma mbetet një skuadër e madhe, pavarësisht rezultatit të sotëm (djeshëm), janë shumë të fortë në të gjitha reparte dhe në nivel individual. Ne e kishim përgatitur si duhet takimin ndaj dhe fitorja ishte rezultat që vjen si pasojë e punës tonë.

Mund të kishin shënuar më shumë po të mos kishte qenë Alison?

Ai është një portier i madh që po paraqitet shumë mirë. Në fund të takimit shkëmbyem komplimente, por Roma ka edhe individualitete të tjera.

Ndërkohë zërat për transferimin tuaj sikur kanë nisur të gjallërohen përsëri?

Mbi mua thuhet për ditë diçka e re, por e rëndë- sishme është që të mos shkëpusim vëmendjen nga detyrat tona. Jam shumë i lumtur për ecurinë time, por edhe të tim vëllai, i cili ka luajtur mirë sa herë ka zbritur në fushë. Le të shpresojmë se do të vazhdojmë kështu.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"