UEFA cakton Enea Jorgjin në ndeshjen e play-off të Ligës së Konferencës. Asistentët shqiptarë, por VAR-in e ka italian

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 13, 2024 | 18:16

UEFA cakton Enea Jorgjin në ndeshjen e play-off të Ligës së Konferencës. Asistentët shqiptarë, por VAR-in e ka italian

Enea Jorgji është caktuar përsëri nga UEFA që të drejtojë në kompeticionet ndërkombëtare, duke qenë tashmë kryesor në një ndeshje të play-off në Ligën e Konferencës.

jorgji

Gjyqtari i Superiores, pasi drejtoi edhe në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve gjatë këtij edicioni, është kthyer në një emër të zakonshëm në turnetë e rëndësishëm ndërkombëtare dhe UEFA i ka besuar kësisoj një tjetër ndeshje.

Ai është caktuar të drejtojë sfidën play-off që  luhet këtë të enjte në Norvegji mes Molde vendase dhe polakëve të Legia Varshavës. Asistentë të Jorgjit janë Denis Rexha dhe Ridiger Çokaj si vijërojtës, ndërsa Eldorjan Hamiti është caktuar si gjyqtar i katërt.

Ndërkaq, asistentët në sallën e VAR do të jenë italianë, pasi gjyqtari kryesor do të jetë italiani Luka Paireto, me asistent të tij Mikael Fabrin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"