U shpall portieri më i mirë, Donaruma nuk harron Milanin: Ishte një vit i pabesueshëm

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 30, 2021 | 17:47

U shpall portieri më i mirë, Donaruma nuk harron Milanin: Ishte një vit i pabesueshëm

Xhianlugji Donaruma fitoi trofeun “Lev Jashin”, si portieri më i mirë i sezonit ta kaluar. 22 vjeçari ia dedikon atë Milanit dhe kombëtares italiane, me të cilën triumfoi në Europian:

donaruma

“Ishte një vit i pabesueshëm për mua, duke nisur nga rikthimi në Champions me Milanin, deri tek Eurpiani i pabesueshëm me të cilin i lumturuam të gjithë italianët. Pastaj erdhi transferimi te PSG-ja. Jam krenar. Ishte një shenjë e fatit, sepse më kishin ndjekur gjithnjë. Falënderoj presidentin dhe Leonardon për besimin, shpresoj që t’ua shpërblej në fushë, duke dhënë gjithçka për këtë fanellë dhe duke shpresuar që të fitoj shumë. Faleminderit të gjithë familjes sime, që më ka qëndruar gjithnjë shumë pranë. Falënderoj edhe shokët dhe trajnerët”.

Donaruma u shpall kampion europe me Italinë dhe ishte një pikë kyçe e rikthimit të Milanit në Champions. Gjatë merkatos së verës portieri u transferua tek PSG me parametër zero.

 

jashin

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"