U pezullua për 4 javë nga Disiplina, reagon Malota: Nuk e kam ofenduar arbitrin, ja çfarë do bëj

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 9, 2020 | 10:01

U pezullua për 4 javë nga Disiplina, reagon Malota: Nuk e kam ofenduar arbitrin, ja çfarë do bëj

Ky sezon mund të konsiderohet i mbyllur për Renato Malotën. Kjo për faktin e thjeshtë se ai është dënuar për katër javë nga Disiplina pas kartonit të kuq të marrë ndaj Luftëtarit “për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes”, arsyetuar nga Komisioni.Ngo-Malota

Mirëpo mbrojtësi lezhjan i Vllaznisë shprehet se gjithçka në këtë vendim ka qenë jashtë logjike dhe tejet absurde. “Kam mbetur i habitur nga ai vendim. Nga çfarë është vënë re në fushë, nga gjithë djemtë e po ashtu edhe nga pamjet filmime, nuk kam ofenduar dhe për më tepër sharë arbitrin e ndeshjes.

Ka qenë thjeshtë një gjest instiktiv. Nuk e mendoj se do ta mbyll këtu sezonin, por do ta ankimoj këtë vendim tërësisht të padrejtë”, është shprehur mbrojtësi Malota. Për ankimimin lojtari duhet të bëjë pagesën brenda 3 ditëve dhe të presë Apelin.

PANORAMASPORT.AL

 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"