“U përmirësuan me Silvinjon”, trajneri I Çekisë bën thirrje për kujdes ndaj Shqipërisë: Nuk janë të dobët, dalin para dhe duan të shënojnë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 6, 2023 | 19:38

“U përmirësuan me Silvinjon”, trajneri I Çekisë bën thirrje për kujdes ndaj Shqipërisë: Nuk janë të dobët, dalin para dhe duan të shënojnë

Jaroslav Shilhavi, trajneri i kombëtares çeke, ka bërë thirrje për kujdes ndaj Shqipërisë. Në konferencën e sotme për shtyp, ai ka deklaruar se kuqezinjtë nuk duhen nënvlerësuar aspak në këto eliminatore.

shilhavi

“Nëse ndokush ka nënvlerësuar skuadrën e tyre, ata me siguri nuk jemi ne. Është një ekip shumë i vështirë, me një numër të lartë individualitetesh të mirë. Lojtarët e grumbulluar luajnë në kampionate të njohura perëndimore. Shumë prej tyre luajnë në Serinë A, kjo bën të qartë që ata janë përfundimisht lojtarë jo të dobët.

Për më tepër, një trajner i ri erdhi në fillimin e vitit, organizimi i lojës, koncepti i tyre u përmirësua. Ata dalin shpejt para, janë shumë të rrezikshëm në fazën e tranzicionit, gjuajnë shpejt. Natyra e tyre është të dalin para, duan të shënojnë gola. Do të duhet të jemi të vëmendshëm dhe të përqendruar sa më shumë të jetë e mundur gjatë ndeshjes. Një gabim mund ta vendosë atë.

Padyshim, numrat janë të qartë. Nëse ne fitojmë nesër, do të bënim përpara. Por asgjë nuk do të ishte e mbyllur.

Të gjithë lojtarët tanë janë në formë për stërvitjen e sotme. Sa i përket formacionit, mund të themi se jemi të qartë në idetë tona. Sistemi i mbrojtjes? E kemi vendosur, padyshim që nuk do e them këtu. Por do të jetë një rreshtim i ngjashëm me ndeshjet e fundit” tha trajneri Šhilhavi në konferencën e sotme për shtyp.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"