U përfol se kishte kontaktuar me lojtarët e Juventusit mbi shkarkimin e Sarrit, Konte i përgjigjet akuzave

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 3, 2020 | 17:41

U përfol se kishte kontaktuar me lojtarët e Juventusit mbi shkarkimin e Sarrit, Konte i përgjigjet akuzave

Trajneri i Interit, Antonio Konte ka hedhur poshtë fjalët e mediave italiane se ai ka qenë në kontakt me ish-lojtarët e tij tek Juventusi përsa i përket mundësisë së shkarkimit të trajnerit Mauricio Sarri. “La Repubblica” pretendoi se Konte ka qenë në kontakt me njerëz pranë Juventusit ku është interesuar mbi shkarkimin e Sarrit.

antonio konte

Në lidhje me artikullin e publikuar në “La Repubblica” Konte tha për “ANSA”: “Unë kategorikisht mohoj që të kem folur me lojtarët e Juventusit për shkarkimin e trajnerit. Unë do ta padis këdo që e ka shkruajtur këtë artikull.

Unë do respektoj kontratën tre vjeçare që kam me Interin. Unë do punoj fort që të krijojmë një projekt të sukseshëm”, përfundoi Antonio Konte.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"