U përfol Orges Shehi, por drejtimin e Shkëndijës së Tetovës e merr ish-trajneri i Flamurtarit dhe Bylisit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 29, 2023 | 23:48

U përfol Orges Shehi, por drejtimin e Shkëndijës së Tetovës e merr ish-trajneri i Flamurtarit dhe Bylisit

U përfol Orges Shehi si trajner i Shkëndijës së Tetovës, por ish-trajneri i Tiranës zgjodhi të kthehet te familja e vjetër dhe të marrë drejtimin e Partizanin. Por një tjetër ish-trajner që ka drejtuar në Shqipëri pritet që të marrë drejtimin e tetovarëve dhe ai pritet të jetë, ish-tekniku i Flamurtarit dhe Bylisit.

beqiri

Mediat në Maqedoninë e Veriut raportojnë se ka marrëveshje që Jeton Beqiri do të marrë drejtimin e Shkëndijës së Tetovës. Beqiri do të jetë trajneri i ri i Shkëndijës duke u bë pasardhësi i Ardian Nuhiut, i cili përkundër buxhetit prej 3.2 milionë eurosh të klubit, nuk bëri thuajse asgjë domethënëse me kuqezinjtë nga Tetova.

“Sportmedia” raporton se Jeton Beqiri ka ndërprerë bashkëpunimin me klubin nga Arabia Saudite dhe pas festave të Vitit të Ri do të prezantohet, zyrtarizim i cili pritet të martën ose të mërkurën.

 

Kujtojmë se Beqiri, edhe pse relativisht i ri, arriti të vendoset si një nga strategët më të mirë. Dy herë në të kaluarën ka qenë trajner  te Shkëndija, më parë e ka sjellë Dritën nga Bogovina në PMFL, të njëjtën gjë ka bërë edhe me Struga Trim Lum. Ka punuar edhe në Renovë, pastaj në Kosovë dhe Shqipëri.

Interesant është fakti se te Flamurtari ishte asistenti i parë i Shpëtim Duros, trajneri aktual i Struga, me të cilin do të luftojë për titullin. Sigurisht që këtu është edhe Shkupi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"