U ndëshkuan me karton në sfidën ndaj Kaljarit, Gjykatësi Sportiv jep verdiktin për dy lojtarët e Milanit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 19, 2021 | 23:22

U ndëshkuan me karton në sfidën ndaj Kaljarit, Gjykatësi Sportiv jep verdiktin për dy lojtarët e Milanit

Pas kartonit të verdhë të marrë në sfidën e mbrëmshme ndaj Kaljarit në “Sardegna Arena”, Alesio Romanjoli plotësoi numrin e kartonëve dhe Gjykatësi Sportiv vendosi t’a skualifikojë vetëm për një ndeshje kapitenin kuqezi, në sfidën e rëndësishme të javës së fundit të fazës së parë të Serisë A, ndaj Atalantës në “Giuseppe Meazza”.

romagnoli

E njëjta gjë vlen dhe për Aleksis Salemakers, i cili mori dy kartona të verdhë ndaj Kaljarit, duke u përjashtuar me karton të kuq nga arbitri i takimit, dhe për Gjykatësin Sportiv, sulmuesi belg do të skualifikohet me një ndeshje duke humbur sfidën ndaj bergamaskëve.

salemakers

Milan e cila do të bëjë pa dy qendërmbrojtësat e saj, pasi dhe Simon Kjaer u kushtëzua të braktiste fushën e blertë pasi u dëmtua gjatë sfidës ndaj sardëve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"