U ndëshkua më të kuq, ja sa do të mungojë Keidi Bare për Malagën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 15, 2019 | 17:05

U ndëshkua më të kuq, ja sa do të mungojë Keidi Bare për Malagën

 

Malaga ka bërë të ditur dënimin për Keidi Baren, pas ndërhyrjes që i kushtoi kartonin direkt të kuq, në ndeshjen e së hënës kundër Oviedos.

keidi bareDënimi ka rezultuar jo shumë i rëndë për mesfushorin shqiptar, pasi ai do të humbasë vetëm një ndeshje, atë me Zaragozën, në 24 maj.

Tashmë lojtari i përfaqësueses kuqezi, do të rikthet në “derbin” me Rei Manajn. Pra Bare do të jetë i gatshëm në sfidën mes Malagës dhe Albasetes.

Mesfushori shqiptar shpërtheu në lot pas atij kartoni të kuq, i cili siç u duk nga pamjet nuk ishte me qëllim.


/PANORAMASPORT.AL/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"