U mund dje nga Tirana, trajneri i Turbinës: Jam tifoz i bardhebluve, uroj që të ngjiten

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 22, 2017 | 9:26

U mund dje nga Tirana, trajneri i Turbinës: Jam tifoz i bardhebluve, uroj që të ngjiten

“Jam tifoz i Tironës, pasi kam luajtur për këto ngjyra. Ndaj, në këtë 90-minutësh kisha hidhërim dhe gëzim brenda. Jo vetëm unë që kam luajtur për këtë ekip, por shumë sportdashës të ekipeve të tjera duan që të kthehet sa më shpejt në Superiore”, kështu e nisi deklaratën e tij Sinan Bardhi.

Sinan Bardhi

Trajneri i Turbinës më tej u ndal te loja, ndërsa evidentoi se skuadra bëri mirë në pjesën e parë. “Jam i kënaqur nga loja, sidomos në 45 minutat e para. U munduam që të zbatonim detyrat taktike dhe ia arritëm qëllimit, pasi fraksioni i parë u mbyll në barazim. Në të dytën ndamë detyrat për të qenë edhe më sulmues, por u ndëshkuam.

Goli i parë erdhi aksidentalisht, edhe pse sulmuesi i Tiranës pati meritë. Gjithsesi, në kompleks jam i kënaqur. Nuk mund t’i kërkoj më shumë skuadrës. Synojmë që të mbyllim dy fazat e para në pesëshen e parë.

Sinan Bardhi

Ne jemi vërtet ekip i vogël, por shumë lojtarë i kemi të Superiores dhe pjesa dërrmuese janë nga rrethi i Tiranës, pastaj stërvitjen e bëjmë në kryeqytet, ndaj ndeshja e sotme (djeshme) mund të quhet edhe si një derbi i vogël”, përfundoi numri një i cërrikasve, i cili në vitet ’90 ka luajtur me Tiranën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"