U largua pas gjashtë muajsh tek Erzeni, sulmuesi i ri prezantohet në Superligën e Kosovës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 26, 2023 | 16:36

U largua pas gjashtë muajsh tek Erzeni, sulmuesi i ri prezantohet në Superligën e Kosovës

U largua para disa ditësh nga Erzeni, ku nuk pati hapësirën e duhur, dhe menjëherë sulmuesi Sokol Kiqina ka gjetur destinacionin e ri për të vazhduar karrierën. Sulmuesi i ri është rikthyer në Kosovë , pas aventurës gjashtë mujore , Erzenin në Superiore.

kiqina

Ferizaj është skuadra e re e Sokol Kiqinës, ku ka qenë vetë klubi kosovar që përmes një njoftimi ka zyrtarizuar marrëveshjen e arritur mes palëve.

Ja njoftimi i bërë nga klubi i Ferizajt në rrjetet sociale:

“Sokol Kiqina edhe zyrtarisht pjesë e familjes së FC Ferizaj.

FC Ferizaj ka kënaqësi të ju informoj se sot është arritur marrëveshja me bomberin e njohur të futbollit kosovar, sulmuesin 21-vjeçar, Sokol Kiqina.

Kiqina llogaritet njëri ndër lojtarët me perspektivë në futbollin vendor. Ai ka debutuar në Superligën e Kosovës ende pa i mbushur 18 vjeç. Së fundmi, sulmuesi ynë i ri ishte pjesë e skuadrës së Erzenit në Shqipëri. Paraprakisht Kiqina kishte mbrojtur ngjyrat e Llapit, ndërsa karrierën e ka filluar në klubin e qytetit, KF Ferronikeli.

Në sezonin 2021/22, sa ishte pjesë e Ferronikelit, Kiqina kishte shënuar 4 gola në 3 ndeshje të zhvilluara.

Me këtë transferim ne hapim afatin kalimtar, duke premtuar ardhje tjera kualitative, në pozicionet që i kemi evidentuar si të nevojshme që të kryejmë transferime.

Na pret një rrugëtim i gjatë në pranverë, andaj do e shfrytëzojmë në maksimum periudhën për ta krijuar një ekip edhe më kompakt e konkurrues.”

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"