U largua nga Shkëndija, mbrojtësi surprizon me të ardhmen dhe arrin akordin me klubin kryeqytetas

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 4, 2024 | 21:51

U largua nga Shkëndija, mbrojtësi surprizon me të ardhmen dhe arrin akordin me klubin kryeqytetas

Lëvizje surprizë në merkato, ish-kapiteni i Dritës, Ardian Limani, i cili ditën e djeshme ndërpreu bashkëpunimin me Shkëndijën e Tetovës, do të vijojë karrierën te kryeqytetasit e Prishtinës që drejtohen nga Emanuel Egbo.  

Shkendija

Kalimi i Limanit te Prishtina ishte surprizues, pasi mbrojtësi 30-vjeçar më parë ka luajtur për Dritën dhe Feronikelin. Ai numëron dhe 3 tituj kampion të fituar me këto dy skuadra. 

Të gjithë prisnin një rikthim te klubi i Dritës, por Limani duket se ka zgjedhur Prishtinën, që momentalisht renditet në vendin e pestë në renditje.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"