U bë i famshëm në “Anfield”, surprizon tifozi i Milanit: Pas 2-1 pashë njerëz që fluturonin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2021 | 20:20

U bë i famshëm në “Anfield”, surprizon tifozi i Milanit: Pas 2-1 pashë njerëz që fluturonin

Milani përjetoi në Liverpul një pjesë të parë sa të vuajtur, aq edhe magjike, me njërin prej tifozëve kuqezi, të quajtur Klaudio, i cili u bë personazh, pasi u fiksua disa herë nga kamerat teksa qante me dënesë pas golit të 2-1, të shënuar nga Brahim Diaz:

claudio-tifoso

“Të shkoja në ‘Anfield Road’ ishte ëndrra e një jete. I kisha premtuar vetes se për 50-vjetor do ta shihja një ndeshje në ‘Anfield’, por më rastisi gjëja më e bukur, dueli kundër Milanit tim. Realisht u preka ende pa filluar takimi, pasi kur shihje 50 mijë vetë që këndonin, të rrëqethej mishi.

Për 40 minuta Liverpuli na morri me shqelma. Sa herë që sulmonin ne dridheshim, por ndoshta kjo vuajtje na dha kurajë dhe përmbysëm gjithçka. Pesë minutat finale për ne milanistët ishim përrallore. Unë dhe familja ime ishin në radhën e parë, por ju betohem se pashë njerëz që fluturonin sipër nesh, pas golit të 2-1 nga Diaz. Më pas, në një moment nuk po gjeja më as djalin tim, nga festa e çmendur”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"