U afrua në verë, por nuk po gjen minuta te Napoli. Rrahmanit i vjen mundësia e artë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 9, 2021 | 23:45

U afrua në verë, por nuk po gjen minuta te Napoli. Rrahmanit i vjen mundësia e artë

Amir Rrahmani u transferua nga Helas Verona te Napoli në merkaton e verës, ku bëri një hap shumë të rëndësishëm në karrierë.

rrahmani 2

Megjithatë aventura e mbrojtësit te skuadra e Gatuzos nuk ka shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme, kjo për shkak se nuk ka arritur të gjejë dot minuta.

Megjithatë mundësia e artë për mbrojtësin e Kosovës mund të jetë ditën e nesërme, kur Napoli luan në transfertë me Udinezen.

Sipas mediave italiane, Gatuzo po mendon ta nisë me Rrahmanin titullar ditën e nesërme, duke i dhënë një mundësi shumë të mirë kosovarit, për të treguar vlerat e ti.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"