U-17: Vllaznia, një pikë larg titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 22, 2013 | 11:19

U-17: Vllaznia, një pikë larg titullit

Shkodranët gjunjëzojnë edhe Partizanin
PARTIZANI – VLLAZNIA 1-3
GOLAT: Bermeta 44’/ Ahmeti 5′, Krymi 42′, Beci 50′
PARTIZANI: Pinari, Lila, Bermeta, Zagani, Bejtja, Shehu, Vata, Qilimi, Hasa, Qordja, Marku. (U aktivizuan: Myslimi, Vllacaj, Zeneli). Trajner: A.Duro
VLLAZNIA: Harlicaj, Rrustemaj, Krymi, Beci, Myftia, Tahiraga, Shkambi, Dyca, Ahmeti, Rraboshta, Hasani. (U aktivizuan: Kabuni, Balaj, Hepaj). Trajner: E.Çaku
GJYQTARË: B.Qato, R.Mersinasi, M.Sadiku (Durrës)
KARTONË TË VERDHË: Hasa/ Hasani

Vllaznia nuk di të ndalet në këtë kampionat, teksa dje ka arritur të mposhtë edhe Partizanin. Kuqeblutë, kampionë në fuqi për paratërinj, kanë marrë tri pikë të arta në kryeqytet, duke hipotekuar kështu titullin kampion. Tashmë shkodranëve të vegjël u duhet vetëm një pikë në pesë javët e mbetura për të zyrtarizuar titullin. Në takimin përballë të kuqve, Vllaznia kaloi në avantazh që në minutën e 5-të. Goli u shënua nga Ahmeti, ndërkohë që pjesa e parë u mbyll 0-1. Në 40 minutat e dyta loja u bë më e bukur, por sërish ishin miqtë ata që shënuan. Krymi dyfishoi shifrat, mirëpo pa kaluar dy minuta nga ky gol është Bermeta për Partizanin që shkurton diferencën në 1-2. Megjithatë, shkodranët nuk dekurajohen dhe në minutën e 50-të arrijnë të shënojnë golin e sigurisë me anë të Becit. Partizani mundohet të reagojë, por e ka të vështirë të çajë në mbrojtje shkodrane. Përfundimisht kuqeblutë fitojnë me rezultatin 1-3.
Erjon Hamitaj

Teuta i falet Qehajajt
TEUTA – TIRANA 1-0
GOLAT: Qehajaj 72′
TEUTA: Vata, A.Mara, Syziu, Basha, Myrtezani, Perlleshi, Hyka, Myrtollari, Gremshi, Qehajaj, Bardhi. (U aktivizuan: Salillari, Bashhysa, E.Mara). Trajner: L.Sejdini
TIRANA: Hysaliu, Lllagni, Kopaci, Kasneci, Myrta, Doko, Haxhia, Lleshi, Jazaj, Peçi, Halili. (U aktivizuan: Cupi, Horanolli, Koldashi). Trajner: L.Sengla
GJYQTARË: D.Muça, E.Danaj, E.Gjoni (Elbasan)

Paratërinjve të Teutës u ka mjaftuar një gol për të marrë pikët të plota në përballjen ndaj Tiranës. Loja ka qenë e ekuilibruar dhe 40 minutat e para u mbyllën pa gola. Në pjesën e dytë vendësit e kërkojnë më shumë golin, por kryeqytetasit mbrohen mirë. Baraspesha zgjat deri në minutën e 72-të, kur Qehajaj shënon golin e vetëm dhe të fitores për skuadrën durrsake.
Roland Gjini

Bardhi nderon Laçin
LAÇI – ELBASANI 1-0
GOLAT: Bardhi 44′
LAÇI: Hoxhaj, Lika, Dedgjonaj, Pjetri, Mërdhoqi, Laska, Thana, Lepuri, Trungshi, Ndoka, Bardhi. (U aktivizuan: Dika, Jushi, P.Mërdhoqi). Trajner: N.Tarazhi
ELBASANI: Dashi, Shehi, Turhani, Cani, Nasa, Stojku, Veli, Kalemi, Hida, Pangamira, Topuzi. (U aktivizuan: Meka, Kamberaj). Trajner: S.Dalipi
GJYQTARË: I.Myrtja, E.Qerimaj, L.Jubani (Shkodër)

Kurbinasit e vegjël kanë marrë një fitore të rëndësishme në fushën e tyre ndaj Elbasanit, falë golit të realizuar nga Bardhi me anë të një goditjeje dënimi në pjesën e dytë. Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, por me vendësit që ishin më kërkues. Pas golit të sulmuesit Bardhi në fillimin e fraksionit të dytë, ekipet nuk arritën të shënonin më në portat respektive.
Vladimir Prenga

Në Korçë nuk ka fitues
SKËNDERBEU – BESA 1-1
GOLAT: Xheti 12’/ Çela 60′
SKËNDERBEU: Harti, Hoxhaj, Zyfo, Dajko, Koxhaj, Shabanllari, Gjançi, Kote, Vila, Stermolli, Xheti. (U aktivizuan: Tona, Osmani, Fejzolli). Trajner: B.Vila
BESA: Curri, Kashsmi, Arkaxhiu, Kullolli, Osmani, Shqau, Kapidani, Rroci, Gixho, Muzhaqi, Çela. Trajner: Y.Teliti
GJYQTARË: A.Pelo, E.Kote, L.Fushëza (Pogradec)
KARTONË TË VERDHË: Dajko/ Arkaxhiu, Shqau

Skënderbeu barazon 1-1 kundër Besës, duke shpërdoruar një rast të artë për të ngjitur shkallët e renditjes. Ndeshja fillon mirë për djemtë e Liçit, që në minutën e 12-të kalojnë në avantazh me anën e Xhetit. Por miqtë barazojnë në minutën e 60-ë me Çelën, që përfiton nga një vendosje e gabuar e mbrojtësve korçarë. Rasti më i mirë i shfaqet Koxhajt, por ky i fundit gabon nga penalltia.
Llazi Saro

Apolonia bën tripletë
APOLONIA – LUFTËTARI 3-0
GOLAT: Majaci 17′, 63′, Turtulli 34′
APOLONIA: Bala, Naçi, Braka, Hyseni, Sulaj, Mehmeti, Velaj, Turtulli (Metohu 41′), Troka (Hënza 45′), Berisha, Majaci. Trajner: L.Muzha
LUFTËTARI: Rroko, Meidi, Buxaj, Hima, Vasi (Halo 42′), Braho, Reçka, Puci, Koshi, Hyka, Mehmetaj. Trajner: A.Çulli
GJYQTARË: E.Muça, B.Seferi, T.Kasa (Vlorë)

Apolonia nuk e ka pasur të vështirë të fitojë ndaj Luftëtarit. Fierakët e kanë dominuar krejtësisht takimin, duke pasur epërsi të dukshme. Sulmuesi Majaci ka qenë protagonist i ndeshjes, teksa ka shënuar dy gola në portën e gjirokastritëve. Gjithashtu, edhe Turtulli ishte autor i një goli në këtë takim. Miqtë janë munduar që të mbrohen me forca të shumta dhe rrallë kanë kundërsulmuar.
Mario Gjika

Olimpiku, OK në Sarandë
BUTRINTI – OLIMPIKU 0-2
GOLAT: Muçollari 22′, Haka 78′
BUTRINTI: Kuçi, K.Çipa (Grembi 55′), Sadikaj, J.Çipa, Ahmeti, Jonuzaj (Zotaj 71′), Braculla, Ahmeti (Hoxha 60′), Iljazi, Stefani (Llambri 66′), Dadaj (Çakalli 68′). Trajner: L.Risti
OLIMPIKU: K.Bushi, Haka, Jakupi, Xh.Bushi (Gjipali 74′), Muçollari, Prifti, Reçi (Hoxha 53′), Reka, Spahiu, Gjeçi, Shima. Trajner: I.Qurku
GJYQTARË: B.Bejko, G.Aliko, G.Bimi (Gjirokastër)

Butrinti është mposhtur në fushën e vet nga Olimpiku, me rezultatin e pastër 0-2. Miqtë kaluan në avantazh me anë të Muçollarit në minutën e 22-të. Sarandjotët tentuan që të barazojnë, por pa ia arritur qëllimit. Në pjesën e dytë Butrinti la hapësira në mbrojtje, çka u shfrytëzua më së miri nga Olimpiku, që në minutën e 78-të dyfishoi shifrat me anë të Hakës.
Gerald Bregu

Goleadë e Kastriotit
KASTRIOTI – BESËLIDHJA 5-0

GOLAT: Vogli 22′, 37′, Cani 25′, Kuka 35′, Tabaku 60′ (11-m)
KASTRIOTI: Reçi, Demerxhiu, Alla, Çela, Tupi, Kau, Xhaferri, Ziti, Keqi, Cani (Tabaku 41′), Vogli. Trajner: Sh.Rustami
BESËLIDHJA: Gecaj, Zefaj, Dodaj, Prengaj, Dedgjonaj, Mosheqaj, Miria, Kola, Malaj, Karaçi. Trajner: O.Gjurashaj GJYQTARË: R.Muska, M.Shazivari, E.Morina (Tiranë)

Kastrioti ka shpërthyer në shtëpi, duke mposhtur me rezultatin e thellë 5-0 Besëlidhjen. Ekipi i drejtuar nga Shkëlzen Rustami ka qenë në një ditë të mirë, teksa pa u mbyllur pjesa e parë shënoi plot 4 gola. Në 40 minutat e dyta nuk ka pasur histori dhe ajo që vlen për t’u theksuar është shënimi i golit të pestë nga ana e Tabukut me penallti. Protagonistë u bënë Vogli, Cani dhe Kuka.
Murat Aruçi

Derbi i shkollave flet për… Durrësin
SHKËNDIJA E TIRANËS – SHKËNDIJA E DURRËSIT 0-2

GOLAT: Shytermeja 60′, 68′
SHKËNDIJA E TIRANËS: E.Hoxha, Ndreu (Lokaj 61′), Biduli, K.Mema, V.Mema, Lila, Teqja, Kalaja (Kadriu 52′), Trebicka (Agolli 27′), Drizi, Ivani. Trajner: L.Pinari
SHKËNDIJA E DURRËSIT: D.Hoxha, Nezha, Benari, Metra, Llana, Deliallisi, Uka (Tufa 78′), Xhakoni, Vishkulli, Hënza (Çyrbja 45′), Shytermeja (Pepa 80′). Trajner: A.Domi
GJYQTARË: F.Haxhiu, K.Kotis, A.Stojku (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Teqja 68’/ Uka 20′

Shkëndija e Durrësit ka mposhtur atë të Tiranës, në një ndeshje derbi mes shkollave të futbollit. Në përgjithësi ka qenë një lojë e qetë dhe me një epërsi të lehtë të miqve. Edhe pse në këtë takim ka qenë prezent trajneri i ekipit kombëtar U-17, Xhemal Mustedanagiç, lojtarët e të dyja shkollave nuk dhanë atë që duhej të jepnin. Gjithsesi, i pëlqyeshëm për trajnerin kuqezi ishte futbollisti i Shkëndijës së Tiranës, Paolo Ivani. Në pjesën e parë skuadrat kanë luajtur dobët, ndërkohë që munguan golat. Fraksioni i dytë ka nisur më mirë për miqtë nga Durrësi, të cilët i falen futbollistit Andon Shytermeja. Ky i fundit realizon një dopietë, krejtësisht për meritat e tij personale. Në golin e parë gjuan brenda zonës pas gabimeve të mbrojtësve vendës, ndërsa në golin e dytë ka treguar klasin e tij. Pas stopoi topin me gjoks, i riu u rrotullua me kurriz nga porta dhe shënoi një gol të bukur.
Abdulla Dushku

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"