U-17/ Tirana kampione e Shqipërisë, penalltitë mposhtin Shkëndijën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 25, 2016 | 7:00

U-17/ Tirana kampione e Shqipërisë, penalltitë mposhtin Shkëndijën

Tirana është shpal lur kampione e Shqipërisë për 17- vjeçarët, pasi ka arritur të fitojë në finale ndaj skuadrës së Shkëndijës, pas një loje mjaft emocionuese. Edhe pse loja ka përfunduar në barazim, ishin goditjet nga pika e bardhë ato që u kanë dhënë të drejtë bardhebluve për të ngritur trofeun. U17 KAMPIONE TIRANANdeshja

Në minutat e para të takimit, janë lojtarët e Shkëndijës ata që rrezikojnë me anë të Kastratit dhe Çokajt, por goditjet e tyre janë jashtë kuadratit. shkendijaa tiranaKryeqytetasit mundohen të barazojnë me anë të Beshirajt e Keqës, të cilët vënë në provë portierin Hida, por pa mundur të gjejnë rrjetën. Tirana u 17 kampioneFraksioni i dytë nis i mirë për bardheblutë, që tanimë kontrollojnë mesfushën dhe prej aty nisin aksionet e rrezikshme në portën kundërshtare. Goli nuk do të vonojë dhe në minutën e 59-të Zenuni arrin të futet bukur në zonën kundërshtare prej nga jep një asist për Keqën, i cili me portën e boshatisur nuk e ka të vështirë që ta dërgojë topin në rrjetë. Bardheblutë nisin festën, ndërsa lojtarët e Shkëndijës nuk u besojnë syve. cunat e u 17 tiranaGjithsesi, gëzimi zgjat vetëm 5 minuta, pasi Kastrati rrëzohet në zonë dhe kryesori i takimit akordon 11-metërsh. Nga pika e bardhë, Çokaj nuk gabon dhe e ndal topin në rrjetë. Pas barazimit të rezultatit, të dy ekipet tregohen shumë të kujdesshëm në fushë dhe mundohen të mos pësojnë, çka bën që për të përcaktuar fituesin të duhen goditjet nga pika e bardhë.tirana u 17 -kampione

Penalltitë

Të parët që godasin nga pika e bardhë janë lojtarët e Shkëndijës me anë të Mersinajt, që nuk gabon. Të njëjtën gjë bën edhe kapiteni Cake për Tiranën. tirana u 17 kampioneeMë pas janë Çokaj, Kastrati, Zeqo e Adroj që nuk gabojnë për Shkëndijën duke shënuar 5 penalltitë e para, po kështu nuk kanë gabuar as Burgaj, Zenuni, Xhymerti e Keqa për bardheblutë. Në serinë e 6-të, Gurra godet për Shkëndijën, por portieri Mati arrin të presë. Pas këtij momenti, i gjithë presioni bie mbi Petin, i cili nuk gabon dhe i jep skuadrës së tij Kupën.

Tirana – Shkëndija T 1-1 (6-5)
GOLAT: Keqa 59′ / Çokaj 64′ (11-m)
TIRANA: Mati, Peti, Dragosha (Doçi 77′), Cake, Burgaj, Dingu (Xhymerti 48′), Keqa, Zenuni, Topalli (Xhepa 54`), Beshiraj, Llanaj (Tamizi 52`).
Trajner: Sulejman Mema
SHKËNDIJA T: Hida, Mersinaj, Zeqo, Adroj, Popaj, Kastrati, Këndezi (Jugu 54′), Çokaj, Duraj, Muça (Kllogjeri 80+1′), Kryeziu (Gurra 75′).
Trajner: Genc Mahmutaj
GJYQTARË: J. Xhaja, E. Morina, Xh. Mani, H. Bundo (Tiranë)
KARTONË TË VERDHË: Peti 64′, Dragosha 74′ / Kastrati 71′ DELEGAT: E.Hyka (Tiranë)

Përgatiti: ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"