U-17/ Goleadë e Shkëndijës dhe Tiranës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 11, 2016 | 19:53

U-17/ Goleadë e Shkëndijës dhe Tiranës

u17“Poker” i kryesuesve

Shkëndija e Tiranës – Akademia  4-1

Golat: Muça 9’, Këndezi 29’, 42’, Kastrati 75’ / Hajderaj 64’

Shkëndija e Tiranës: Hida, Mersinaj (Stafa 87’), Kllogjeri, Adroi, Popaj (Lilo 67’), Duraj, Çokaj (Jugu 41’), Kastrati, Këndezi (Zeqo 76’), Kryeziu, Muça. Trajner: G.Mahmutaj

Akademia: Mara, Haxhillari, Brahilika (Laho 56’), Ballgjini (Hoxha 34’), Agalliu, Llukaj (Jahelezi 55’), Daxha, Koleci, Kullaj (Daja 72’), Rada, Hajderaj. Trajner: A.Bushi

Gjyqtarë: D.Maletaj, A.Zalla, B.Qordja (Tiranë)

 

Shkëndija e Tiranës ka mposhtur Akademinë me shifrat 4-1, në një ndeshje ku ka dominuar plotësisht. Goli i Muçës dhe dopieta e Këndezit kanë bërë që gjithçka të mbyllet që në pjesën e parë. Në fraksionin e dytë, skuadra e Akademisë ka nisur të reagojë dhe është Hadëraj ai që shënon. Mirëpo, Kastrati vulosi fitoren e vendësve në minutën e 75-të.

Abdulla Dushku

 

 

Bardheblutë pa mëshirë

Tirana – Laçi   5-0

Golat: Keqa 17’, Topalli 23’, 24’, Burgaj 64’, Babasi 66’ (11-m)

Tirana: Mati, Dragosha, Bylyku, Tamizi (Kumanova 77’), Xhepa, Peti, Xhymerti, Keqa (Babasi 52’), Zenuni, Topalli (Peti 54’), Tabaku (Burgaj 46’). Trajner: S.Mema

Laçi: Marku, Kodheli, Qerimi, M.Hoxha (Stafa 46’), I.Hoxha, Vuthaj (Kasmi 76’), Cakoni, Lleshi, Haxhiu, Gjinaj (Lleshi 49’), Tuga. Trajner: N.Tarazhi

Gjyqtarë: A.Meçani, G.Cenolli, M.Hasani (Tiranë)

 

Tirana e Sulejman Memës ka qenë në një ditë të shkëlqyer kundër Laçit, duke shënuar pesë herë. Serinë e golave e hap Keqa në minutën e 17-të dhe më pas në harkun kohor prej dy minutash vjen dopieta e Topallit. Në fraksionin e dytë, skuadra kryeqytetase realizon edhe dy gola të  tjerë, fillimisht me anë të Burgajt dhe më pas me Babasin.

Abdulla Dushku

 

 

Shpërthejnë të kuqtë

Partizani – Internacional  4-0

Golat: Daci 26’, Gjyla 61’, 72’, Haxhiu 66’

Partizani: Bici, Noka, Demiri, Lala, Spahiu, Kodra, Çali (Xhika 70’), Daci (Pepkolaj 75’), Haxhiu (Gjinaj 75’), Mema (Ismaili 55’), Duka (Gjyla 48’). Trajner: N.Çoçlli

Internacional: Malaj (Kodra 70’), Lala (Jovani 41’), Curri, Vogli, Basha, Blakçori, Lleshi (Xhaferri 60’), Murja, M.Çela (Leci 52’), Selenica, J.Çela. Trajner: L.Sengla

Gjyqtarë: A.Merdanaj, R.Zifla, J.Isufi (Vlorë)

Kartonë të verdhë: Kodra 43’, Lleshi 60’, Murja 78’

 

Partizani ka shkatërruar Internacionalin, në një ndeshje të zotëruar totalisht nga të kuqtë. Daci kaloi në avantazh vendësit, teksa fraksioni i parë u mbyll 1-0. Në të dytin, “demat” e vegjël realizojnë edhe 3 gola të tjerë, fillimisht me Gjylën e më pas me Haxhiun. Ai që vulosi triumfin ishte sërish Gjyla, që shënoi pak minuta para fundit.

Abdulla Dushku

 

 

Teuta bën detyrën

Teuta – Elbasani     3-1

Golat: Parroi 20’, Konçi 51’, Duka 74’ / Muça 62’

Teuta: Shala, Shytemerja, Shtama, Stefhasani, Pistolja, Duka, Mema, Parroj, Gumeni, Hoxha, Koka. (U aktivizuan: Syziu, Çollaku, Konçi, Bardhi, Mustafallari). Trajner: Sh Kuçi

Elbasani: Dosti, Muça, Bogdani, Selimaj, Dosku, Teta, Bajrami, Muca, Sadiku, Xhija, Terolli. (U aktivizuan: Pali, Cirakolli, Mancili).

Trajner: S.Dalipi

Gjyqtarë: O.Çela, F.Greca, N.Biti (Lushnjë)

 

Teuta ka kaluar lehtësisht Elbasanin, duke e mposhtur me shifrat 3-1. Golin e parë e shënoi Parroi në minutën e 20-të, ndërsa dyfishimi i rezultatit vjen nga i sapofuturi Konçi. Golin e tretë për paratërinjtë durrsakë e shënoi Duka, ndërsa më parë kishte shkurtuar diferencën Muça për miqtë. Elbasani nuk pati forcën e duhur për të reaguar.

Jeton Rexhmati

 

 

Korçarët, leksion Besës

Skënderbeu – Besa    3-0

Golat: Pejo 30’, 34’, Liço 41’

Skënderbeu: Braçe, Vangjeli (Shaqe 65’), Tako (Dede 55’), Koçibelli, Ndoci, Cenolli (Ferhati 55’), Liço, Pejo (Llazar 65’), Pëllumbi, Dingëlloshi, Bregasi (Kaposhi 68’). Trajner: G.Liçi

Besa: Dobjani, Vogli, Çeka (Hidri 54’), Xhindole (Xherri 44’), Kaçbufi, Daja (Krasniqi 63’), Qarri, Allaj (Lemeti 65’), Gjongecaj, Zhava, Kola. Trajner: I.Duro

Gjyqtarë: S.Dyrmyshi, R.Preça, R.Muzhaqi (Elbasan)

Kartonë të verdhë: Pejo 30’, Shaqe 68’, Koçebelli 70’ / Allaj 59’, Hidri 60’

Karton i kuq: Dingëlloshi 60′

 

Skënderbeu e mbylli ndeshjen ndaj Besës që në pjesën e parë. Goli i avantazhit për korçarët do të vinte në minutën e 30-të, teksa Pëllumbi fut një top të saktë në zonën mike dhe është kapiteni Pejo që shënon me kokë. Katër minuta më pas është sërish Pejo që dyfishon shifrat. Në startin e pjesës së dytë, Liço shënoi golin e tretë për korçarët.

Abdulla Dushku

 

 

Malaj nderon Flamurtarin

Flamurtari – FK Dinamo     1-0

Golat: Malaj 44’

Flamurtari: Qirko, Qarri, Hyka, Bajrmaj, Skrapalliu, Seferaj, Leka, Zano, Haruni, Malaj, Aliaj. (U aktivizuan: Mataj, Ferraj).

Trajner: D.Resuli

Dinamo: Koromani, Lame, Pipiri, Liçaj, Masha, Paçi, Stergemi, Koçani, Qoshku, Sina, Zeqiri. (U aktivizuan: Metlli, Kodra, Kaloshi).

Trajner: Xh.Lloshi

Gjyqtarë: E.Aliaj, J.Abili, A.Marko (Fier)

Kartonë të verdhë: Malaj, Stërgemi, Zeqiri

 

Flamurtari vijon serinë e rezultateve pozitive, duke mposhtur 1-0 Dinamon. Vlonjatët zhvilluan një ndeshje më të mirë se kundërshtarët, edhe pse shënuan vetëm një gol. Në minutën e 44-t, Malaj vulosi triumfin pas një gjuajtjeje brenda zonës. Deri në fund ka edhe mundësi të tjera nga të dyja skuadrat për të shënuar, por mungojnë golat.

Kastriot Brahimi

 

 

Zhgënjen Vllaznia

Vllaznia – Porto     2-2

Golat: Kraja 15’, Palushani 25’ / Gruda 30’, Përgjini 56’

Vllaznia: Qarri, Rahova, Karakaçi, Doçaj, Hysenaj, Hoxha, Kraja, Smajli, Mehja, Marinaj, Palushani. (U aktivizuan: Dani, Zaja, Deda, Ymeri, Rexhepi). Trajner: N.Zhejani

Porto: Hoxha, Gega, Petoku, Gjoka, Prendi, Bibaj, Marku, Zogaj, Gjona, Gjeci, Berisha. (U aktivizua: Leci) Trajner Klajdi Reçi

Gjyqtarë: F.Pjetrushi, E.Hoxha, D.Përndreca (Lezhë)

 

Vllaznia nuk shkon më shumë se barazimi 2-2 ndaj Portos në shtëpi. Kuqeblutë e vegjël, edhe pse kanë kaluar në avantazh me Krajën dhe Palushanin, nuk kanë arritur të fitojnë. Gruda dhe Përgjini për miqtë kanë baraspeshuar gjithçka. Ishte një 80-minutësh ku vendësit krijuan më shumë volum loje, por humbën disa raste të pastra për shënim.

Admir Uruçi

 

 

Vendos një penallti

Apolonia – AF Dinamo 0-1

Goli: Mehmetllari 64’ (11-m)

Apolonia: Bakaj, Dogani, Lushaku, Gashi, Ristaj, Hoxhaj, Fasko, Grëmbi, Gjata, Meçaj, Pllumi. (U aktivizuan: Naçi, Pema, Kapaj). Trajner: O.Çuko

AF Dinamo: Hoxha, Ndreu, Demo, Brahja, Laku, Lutaj, Uka, Shehaj, Varfi, Nurja, Memetllari. (U aktivizuan: Hametaj, Bana, Alla). Trajner: S.Malko

Gjyqtarë: K.Sheko, A.Merdanaj, R.Zifla (Vlorë)

AF Dinamo ka marrë tri pikë të arta në Fier. Një penallti e kthyer në gol në minutën e 64-t ka vendosur ndeshjen. Loja ka qenë e bukur dhe shumë e luftuar nga të dy ekipet, por që në fund ka nxjerrë fitues dinamovitët, që iu falën golit të Mehmetllarit. Pas pësimit të golit, fierakët kanë krijuar raste të pastra, por kanë gabuar para portës.

Mikel Mbriçaj

 

 

Në Vlorë s’ka fitues

Vlora – Luftëtari    1-1

Golat: Limo 79’ / Ziaj 28’

Vlora: Xhikaj, Halili, Limo, Biba, Diamanti, Jaupaj (Koçi 55’), Arapaj (Sinaj 30’), Memushaj, Idrizaj (Perona 51’), Mataj, Nelaj.

Trajner: E.Duro

Luftëtari: Mërkuri, Skëndo, Basha, A.Pula, Skënduli (Muka 65’), Latifi, Lazaj, Qyrdedi, Zholi, Ziaj, E.Pula (Daizi 48’).

Trajner: A.Çulli

Gjyqtarë: D.Dosti, M.Lybesheni, E.Çaushaj (Berat)

Kartonë të verdhë: Skënduli, Zholi, Basha

Kartonë i kuq: Biba / Zholi

 

Vlora ka barazuar ndaj Luftëtarit me rezultatin 1-1. Të parët që do të kalonin në avantazh ishin miqtë që në minutën e 28-të me anë të Ziajt. Pjesa e parë përfundoi 0-1 për gjirokastritët. Në të dytën, përpjekjet e vlonjatëve do të finalizoheshin me sukses vetëm 1 minutë nga fundi i kohës së rregullt, kur Limo shënoi golin e barazimit për vendësit.

Kastriot Brahimaj

 

 

Lushnja, e pandalshme

Bylisi – Lushnja     0-2

Golat: Ademi 7’, Sina 71’

Bylisi: V.Jaupaj, Meta, R.Jaupaj, A.Murraj, Xhelaj, Q.Dervishaj, E.Murra, H.Liçaj, Meçaj, Mehmetaj, F.Liçaj. (U aktivizuan: Malaj, Bendo, Nylkaj, Kollelaj). Trajner: N.Divia

Lushnja: Kaloshi, H.Likja, Korreshi, S.Dervishi, CCemeri, Basha, Vrapi, Bano, Ademi, Sina, Gjyshja. (U aktivizuan: Tesho, R.Lika, Kicja, Haxhiu). Trajner: Ar.Hysko

Gjyqtarë: H.Rakipi, J.Abili, A.Marko (Patos)

 

Në stadiumin “Adush Muça” të Ballshit Lushnja mundi Bylisin 2-0, duke regjistruar fitoren e 12-të radhazi. Ademi në pjesën e parë dhe Sina në pjesën e dytë konkretizuan epërsinë e lushnjarëve, që drejtohen nga Arben Hysko. Lushnja synon edhe një fitore në katër ndeshjet e mbetura për t’u shpallur matematikisht fitues të grupit B.

Alban Alushi

 

 

Butrinti thyen beratasit

Butrinti – Tomori    3-0

Golat: Mance 37’, 50’, Kolonja 73’

Butrinti: Zeka, Çulli, Tafili, Voda, Hoxha (M.Qurku 24’), L.Basho, Mançe, Kolonja, Behaj (R.Basho 55’), Qëndro (Hysi 55’), A.Qurku (Akulli 71’). Trajner: S.Bogdo

Tomori: Memlika, Hoxha, Gjika, Vera, Korkuta (Balla 55’), Hebo, Tabaku, Ismaili (Straficka 52’), Kovaçi, Vojaku (Nasufi 47’), Lireza (Manaj 43’). Trajner: B.Fatia

Gjyqtarë: K.Hoxha, M.Memisha, A.Muzhai (Gjirokastër)

 

Butrinti mori një fitore të lehtë përballë beratasve në shtëpi. Serinë e golave e hap Mançe në minutën e 37-të. Goli i dytë vjen në minutën e 50-ë, kur Kolonja shmang një mbrojtës, gjuan në portë dhe grushton Memlika, por i vëmendshëm aty Mançe e shtyn topin në rrjetë. Në golin e tretë Kolonja bën gjithçka vetë dhe godet saktë brenda zonës.

Gerald Bregu

 

 

Iliria ndal Kukësin

Iliria – Kukësi 3-2

Golat: Vathi 38’, Zira 70’, 75’ / Gjana 48’, 74’

ILIRIA: Sema, Dobrozi, Brama, Gjokeja, Bakalli, Ndreu, Vathi, Sulaj, Abazi, Gjini, Zira. Trajner: D.Çangu

KUKËSI: Hamzaj, Kovaçi, Osmani, Gjana, Peça, Lumi, Onuzi, Kashtanjeva, Belaj, Domi, Elezi. Trajner: A.Belaj

Gjyqtarë: M.Kotherja, G.Cenolli, L.Pasha

 

Iliria ka mundur kryesuesit e Kukësit me rezultatin 3-2, në takimin e zhvilluar dje në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës. Formacioni i Dashamir Çangut ishte superior gjatë gjithë takimit, teksa i vendosi miqtë në vështirësi në shumë raste, sidomos gjatë pjesës së parë, ku Vathi zhbllokoi shifrat. Ishte një fitore e merituar e Ilirisë.

Liridon Pasha

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"