U-17: Gabon Elbasani, Tirana merr kreun

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 28, 2013 | 14:06

U-17: Gabon Elbasani, Tirana merr kreun

Shkëndija e Tiranës, leksion të kuqve
SHKËNDIJA E TIRANËS – PARTIZANI 2-0
GOLAT: Mici 13′, Osmanokaj 67′
SHKËNDIJA E TIRANËS: Mehidri, Gjergji, Domgjoni, Kastrati, Haruni, Kaçupaj, Pati, Nova (Koka 62′), Ivani, Osmanokaj, Mici. K.Sterjo
PARTIZANI: Selmani, Hasani, Nxhela, Qesari (Qurdedi 72′), Myftari (Orhanas 53′), Bregu, Barjamaj, Vllacaj (Shehu 74′), Mersini (Gjoshi 41′), Taipi, Balliu (Lika 28′). Trajner: N.Çoçlli
GJYQTARË: J.Xhaja, J.Gjata, A.Stojku (Tiranë)
KARTON I VERDHË: Qurdedi 80′

Skuadra e shkollës së mjeshtërisë sportive “Loro Boriçi” i ka dhënë një leksion të mirë Partizanit, duke e mundur si në lojë edhe në rezultat. Presioni i tyre që në fillimin e ndeshjes kurorëzohet shumë shpejt me golin e Soni Micit në minutën e 13-të. Ky i fundit shfrytëzoi një krosim të futbollistit të Kombëtares U-17, Paolo Ivani, i cili në këtë ndeshje ka shkëlqyer. Dyshja Mici-Ivani ka funksionuar mjaft mirë në këtë ndeshje, duke udhëhequr Shkëndijën. Një lojë të bukur ka zhvilluar edhe futbollisti Grandi Osmanokaj, i cili ka shënuar një gol klasik nga një goditje dënimi në pjesën e dytë. Të kuqtë nuk kanë zhvilluar lojën e tyre të zakonshme, duke treguar dobësi në mbrojtje, por edhe në sulm. I vetmi lojtar që ka shkëlqyer te Partizani ka qenë Gresild Lika. Përtej përpjekjeve të skuadrës së Çoçllit për të shkurtuar diferencën e golave, ndeshja u mbyll 2-1 për Shkëndijën që, pas javës së pestë, është e gjashta në renditje.
Abdulla Dushku

Rikthehen bardheblutë
KUKËSI – TIRANA 1-3
GOLAT: Gavazaj 75’/ Mema 35′, Prendi 40′, Sadiku 82′
KUKËSI: Batusha, Lleshi, Gërmizi, Cena, Mici, Elezi, Gjuta, Matmuja, Demhasa, Domi, Dida. (U aktivizuan: A.Cena, Gavazaj). Trajner: A.Bela
TIRANA: Cara, Nuri, Bajo, Kuka, Doka, Koldashi, Çema, Sadiku, Prendi, Halili, Mema. Trajner: L.Sengla

Tirana fiton në Kukës dhe merr kreun e kampionatit U-17. Bardheblutë e drejtuar nga Luan Sengla kanë dominuar në lojën e tyre, edhe pse veriorët kanë bërë shumë përpjekje për të marrë të paktën një pikë. Mema, Prendi dhe Sadiku shënuan për miqtë, ndërsa goli i Gavazajt për Kukësin nuk vlejti. Te Tirana ra në sy loja e mirë e mbrojtësit të talentuar Doka, por edhe ajo e Halilit.
Jonuz Hallaçi

Teuta i falet Hykës
TEUTA – LAÇI 2-0
GOLAT: Hyka 67′, 69′
TEUTA: Vata, Seferi, Hajdini, Mitralozi, Bashhysa (Shala 70′), Hoxha, Vila (Tepshi 75′), Trimi, Hyka, Gripshi, Mara (Kalemi 67′). Trajner: G.Begeja
LAÇI: Halili, K.Lika, R.Lika, Yzeiraj, Balozi, Mardhoci, Gjoni (Beqi 70′), Baboçi, Bushpepa (Stojani 70′), Doci, Bardhi (Kashnjeci 50′). Trajner: N.Tarazhi
GJYQTARË: D.Kasa, G.Metani, H.Lila (Kavajë)

Paratërinjtë e Teutës arritën dje në Durrës një fitore të pastër përballë moshatarëve laçianë. Edhe pse vendësit e dominuan ndeshjen, vuajtën shumë për të siguruar trepikëshin. Pas një pjese të parë pa shumë raste të pastra, në të dytën bregdetarët e shtojnë presionin në zonën laçiane. Është Hyka heroi i Teutës, i cili në një hark kohor prej dy minutash arrin të shënojë dy gola.
Roland Gjini

Besa shokon kryesuesit
ELBASANI – BESA 0-1
GOLI: Hoxha 11′
ELBASANI: Dashi, File, Cani, Shehi, Panganika, Kalemi, Hida, Bullari, Karaj, Stojku, Velo. (U aktivizuan: Shabani, Hidri, Musaku). Trajner: S.Dalipi
BESA: Dajsinani, Cara, Uku, Shaba, Ibrahimaj, Bizhdili, Efica, Çela, Hoxha, Sula, Metolli. (U aktivizuan: Shima, Habili, Deliu). Trajner: I.Duro
GJYQTARË: F.Greca, S.Methoxha, K.Miska (Lushnjë)

Kryesuesja e kampionatit për paratërinj, Elbasani, është ndalur në shtëpi nga skuadra e Besës. Goli i Hoxhës në minutën e 11-të u ka dhuruar tri pikë kavajasve, duke bërë në këtë mënyrë edhe surprizën, teksa nuk mendohej një hap fals i verdhebluve. Në përgjithësi takimi ka qenë i ekuilibruar, me verdheblutë që ishin më kërkues, por që Besa mbrojti me fanatizëm golin e shpejtë.
Vladimir Mema

Uka nderon durrsakët
APOLONIA – SHKËNDIJA E DURRËSIT 0-1
GOLAT: Uka 51′
APOLONIA: Balo, Berisha, Troka, Çelaj, Mehmetaj, Zeqo, Mehmeti, Sulaj, Haxhiraj, Hëna, Velo. (U aktivizuan: O.Gashi, Ramaj). Trajner: O.Çuko
SHKËNDIJA E DURRËSIT: Gjuzi, Xhakolli, Mustafaj, Cërriku, Shala, Uka, Kutrolli, Cane, Frroku, Ajdini, Shytermeja. (U aktivizuan: Përgjoni, Torra). Trajner: E.Furxhi
GJYQTARË: G.Balliu, K.Berberi, L.Dosti (Berat)
KARTONË TË VERDHË: Mehmetaj/ Mustafaj

Shkëndija e Durrësit ka arritur të marrë tri pikë të arta në Fier ndaj Apolonisë, duke kapur në këtë mënyrë kreun e renditjes. Një gol i Ukës në pjesën e dytë ka vendosur ndeshjen. Edhe pse fierakët e kanë qarkulluar më shumë topin, duke sulmuar vazhdimisht, nuk kanë mundur të finalizojnë aksionet. Shkëndija e Durrësit është mbrojtur mirë dhe ka kundërsulmuar rrezikshëm.
Mikel Mbriçaj

Vllaznimi pa frena
VLLAZNIMI – BURRELI 3-0
GOLAT: Gogla 22′, 63′, Dibra 48′
VLLAZNIMI: Hila, Ura, Kakini, Lugjaj, Gerdani, Piroviç, Kraja, Malesija, Gogla, Dibra, Mema. Trajner: A.Xhahysa
BURRELI: Koca, Dervishi, Beqiri, Milkurti, Hasa, Pasha, Boçe, Stafasani, Gjonaj, Cevani, Cenameti. Trajner: V.Gjoni
GJYQTARË: E.Muça, A.Pici (Lezhë), F.Borova (Shkodër)

Tri ndeshje dhe po kaq fitore, për më tepër në sezonin debutues të Kategorisë së Parë për U-17. Skuadra, që përfaqëson shoqatën “Vllaznimi”, ka arritur të mposhtë dje Burrelin me shifrat 3-0. Protagonistë është bërë Gogla, i cili arriti të shënonte dy gola, ndërsa Dibra realizoi një herë. Vllaznimi e ka dominuar lojën dhe e merituar plotësisht fitoren, që e mban në krye të renditjes.
Admir Uruçi

Lushnja s’di të ndalet
LUSHNJA – ALBPTEROLI 3-0
GOLAT: Kasapi 9′, Kadiu 60′, Kaja 81′
LUSHNJA: Nasho, Lleshi, Dervishi, D.Zaimi, Kadiu, Çela (Basholli 55′), Zhuga (Kaja 75′), Parangoni (A.Zaimi 60′), Gorovelli, Jonuzi, Kasapi. Trajner: A.Hysko
ALBPETROLI: Gjikondi, S.Mehmeti, Ferko, Xhafa, Lapshi, Hasmetaj, Lakrori (Luzi 60′), J.Mehmeti, Zyka, Hyka, Mehmetaj; Trajner: E.Yzeiri
GJYQTARË: S.Greca, E.Prifti, D.Sulko (Lushnjë)

Lushnja ka fituar takimin e radhës me Albpetrolin, në shifrat 3-0. Ka qenë një ndeshje që ka folur për verdhejeshilët, të cilët shënuan që në minutën e 9-të me anë të Kasapit. Në pjesën e dytë plotësuan triumfin Kadiu dhe Kaja. Skuadra e drejtuar nga Arben Hysko udhëheq e vetme me 9 pikë renditjen në Grupin B. Deri më tani verdhejeshilët e vegjël kanë njohur vetëm fitore.
Armand Nezha

Skampini bën spektakël
SKAMPINI – KASTRIOTI 6-1
GOLAT: Çopja 11′, Balla 18′, 31′, 63′, Halili 34′, Bajrami 60’/ Kuka 5′
SKAMPINI: Popa, Halili, Çopja, Sharra, Hushi, Leskaj, Koçi, Haxhiaj, Bala, Xhafa, Dyrmyshi. (U aktivizuan: Bajrami, Leka, Tafa, Tatoshi). Trajner: F.Bilali
KASTRIOTI: Lika, Dallku, Kuka, Dallaku, Merlika, Çela, Kau, Ndreu, Masha, Balla, Bakiu. (U aktivizuan: Tafa, Ruçi, Kami, Xhafa). Trajner: A.Kuka
GJYQTARË: D.Muça, E.Kume, U.Korra (Elbasan)

Skampini ka shkatërruar Kastriotin në shifrat 6-1. Të parët shënuan miqtë me anë të Kukës, por më pas vjen “uragani” vendës. Shifrat barazohen nga Çopja, ndërsa ai që vulos gjithçka ishte Balla, që shënon një tripletë, duke bërë edhe diferencën në fushë. Më pas, Halili dhe Bajrami hipotekojnë fitoren për djemtë e Bilalit, duke marrë në këtë mënyrë edhe tri pikët e para.
Vladimir Mema

Luftëtari, vetëm “X”
LUFTËTARI – VLORA 1-1
GOLAT: Mahmutaj 20’/ Xhindi 42′
LUFTËTARI: Buxaj, Matushi, Hala, Lengo, Koshi, Puci, Reçka, Çela (Bajo 58′), Llavdaniti (Derxhia 75′), Mahmutaj, Çami (Ksera 50′). Trajner: A.Çulli
VLORA: Nuraj, Mataj (Majallia 50′), Dervishi, Laxaj (Muka 62′), Kapaj, Veliaj, Veraj, Skënderaj, Tushi (Qorri 54′), Veizaj, Xhindi (Telushi 75′). Trajner: L.Gjondeda
GJYQTARË: E.Tafili, H.Mateli, A.Kacorri (Memaliaj)
KARTONË TË VERDHË: Hala, Çela/ Veizaj (2)
KARTON I KUQ: Veizaj 78′

Luftëtari barazoi 1-1 ndaj Vlorës, në një ndeshje që nisi me vonesë për shkak të mungesës së forcave të rendit. Pjesa e parë ka folur për bluzinjtë e vegjël, që kaluan në avantazh me anë të Mahmutajt. Mirëpo, në fillimin e pjesës së dytë vlonjatët arritën të barazonin me Xhindin. Edhe pse gjirokastritët e Andrea Çullit u munduan të shënonin golin e dytë, ndeshja u mbyll në barazim.
Tomorr Shehu

Lezhjanët, pika e parë
BESËLIDHJA – SHKODRA 1-1
GOLAT: Lusha 60’/ Bunga 64′
BESËLIDHJA: M.Prendi, Kasneci, Luka, Kaçaçi, Gazulli, E.Prendi, Malaj, A.Marku, A.Gega, Shyti, Lusha. (U aktivizuan: Hila, Frani dhe Nikolli). Trajner: O.Gjurashi
SHKODRA: Sadiku, Bunga, Troshani, Gjeçaj, Vistaraj, Hoxha, Rexhaj, Eçja, Zeqiraj, Banduli, Krutaj. (U aktivizuan: Ulndreaj, Mali). Trajner: R.Piraniqi
GJYQTARË: A.Kastrati, I.Shema, J.Podgorica (Shkodër)

Besëlidhja ka marrë pikën e parë për këtë kampionat, duke barazuar dje në shtëpi ndaj Shkodrës. Loja ka filluar e qetë, por shumë shpejt vendësit e vënë nën kontroll, duke sulmuar zonën shkodrane. Deri në minutën e 37-të loja u luajt më shumë në mesin e fushës. Takimi u zhbllokua në minutën e 60- të, kur Lusha shënoi për Besëlidhjen, por gjithsesi 4 minuta më pas barazoi Bunga.
Preng Gjikola

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"